
Ish-Ministri i Financave Arben Malaj ka folur lidhur me kriminalizimin e politikës dhe nivelin e lartë të korrupsionit.
Shumë afera janë denoncuar, gjykuar, socialistë janë sot pas hekura etj. Pse ka shkuar niveli i korrupsionit në këto shifra?
Arben Malaj: Unë nuk gëzoj për asnjë, sepse kam parasysh kostot që përdorin familjarët e tyre. Qeverisja me pak biznesmenë dhe me një rreth shumë të ngushtë njerëzish e prodhon këtë lloj fenomeni, e nxit korrupsionin dhe nuk e lufton, pra lehtëson kapjen e shtetit, nuk e pengon. Pra brenda këtij sistemi qeverisës i bazuar në këtë model patjetër që do të lindnin fenomene të kapjes së shtetit dhe korrupsionit.
Është në rregull që Rama thotë se faji është individual dhe se nuk ka asnjë dijeni për ata që “i hanë dardha pas shpine” dhe se nuk mund të japë asnjë llogari apo përgjigje lidhur me këto afera.
Arben Malaj: Problemi i liderit të këtij formati është që edhe problemet apo krizat i kthejnë në fitore. Patjetër që Ramës i takon të kërkojë një falje të sinqertë sepse është si puna e një ekipi. Trajneri nuk mund të mendohet se nuk ka përgjegjësi.
A është në dijeni se për çka po ndodh?
Arben Malaj: Se them me siguri por di që shërbimet sekrete marrin të parët sinjalizimin. Kryeministri ka pasur një drejtori për luftën kundër korrupsionit, nuk besoj se Rama nuk është informuar. Nuk di nëse i ka kuptuar dhe e ka mbyllur, ia ka raportuar dhe nuk i ka pranuar?
Lini një Përgjigje