TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2025, 15:54

Zgjedhjet e 11 majit, Petro Koçi tregon si do të ndikojë vota e diasporës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Petro Koçi tregon si do të ndikojë vota e

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur lidhur me pritshmëritë e PS për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Sipas tij, vota e emigrantëve mund të jetë e ndikuar nga periudha e largimit të tyre nga Shqipëria.

“Njerëzit që janë larguar vite më parë mund të jenë më të ftohtë, me më pak emocionalitet dhe tifozllëk në lidhje me partitë. Ndërsa ata që kanë emigruar kohët e fundit mund të jenë më të përfshirë emocionalisht dhe më fanatikë në votën e tyre”, tha ai për “News 24”.

Koçi theksoi se ndikimi i votës së diasporës nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në rezultatin kombëtar.

“Kjo mund të ndikojë në ndonjë qark ku për pak vota mund të ndryshohet një mandat, por në qarqet më të mëdha nuk besoj se do të ketë efekt të ndjeshëm”, u shpreh deputeti.

Lini një Përgjigje