TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2025, 18:52

Primaret “ndezin” PD-në/ Edhe Korreshi skeptik: Koha nuk është në favorin tonë

Shkruar nga Pamfleti

Primaret “ndezin” PD-në/ Edhe Korreshi skeptik: Koha nuk

Premtimi për të mbajtur primare në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë e ka vënë në vështirësi Sali Berishën. Gazmet  Bardhi ka dalë hapur kundër, teksa duket se ka dhe zëra të tjerë. Deputeti Saimir Korreshi tha në një intervistë se nuk ka kohë për primare.

Në të gjitha variantet prapë do ketë pakënaqësi. Koha nuk është në favorin tonë, duhet parë mirë kryesia e Këshilli si do të veprojnë. Do ketë primare besoj. Nëse nuk vjen PD  në pushet nuk kanë rëndësi ato emra, por sa e shpërblen Partinë Demokratike me pushtet. Ky vend po kërkon ndryshimin e pushtetit”, tha Korreshi.

Ai deklaroi,s enës eky proce zhvillohet, drejtuesit politkë nuk do të jenë pjesë. Pra, logjikisht ata do të jenë në listat për deputetët pa kaluar në primare siç do bëjë pjesa tjetër e deputetëve apo kandidatëve.

Pavarësisht se do ketë primare, nuk e di si do bëhen, se nuk e ka të përcaktuar statuti se si bëhen. Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primare, me aq sa di. Ata të tjerët për ca do futen në primare. Unë kam qenë për lista të hapura. Kur flitet për lista të mbyllura, varet për çfarë qarku flasim. Nëse do ishte një qark në gjithë Shqipërinë, siç kërkohej nga partitë e reja, ka disa kandidatë që po të votoheshin për kandidat, nuk i njihte njeri, krahasuar me një figurë publike. Ata si Berisha apo Rama do kishin shumë më shumë mundësi të merrnin vota në gjithë Shqipërinë. Njerëzit më të rinjtë do e kishin më të vështirë të futeshin në politikë. E rëndësishme është që të maksimizohen votat”, tha ai në “Report TV”.

Lini një Përgjigje