
Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj, ka folur pa dorashka për situatën në PS dhe qeveri. Ai ishte i ftuar në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube”. Ai u ndal te qeverisja.
-Keni pasur një ftesë nga PS për të dhënë kontributin tuaj?
Nuk kam dëshirë as për ministër as deputet. Kolegëve të mi socialistë u kam thënë se mund të kontribuoj si këshilltar. E bëj për të mirën e vendit. Më vjen ke që brezi i ri vrapon aq shumë për tu rritur por janë të papërgatitur. Të rinjtë mund të kenë fuqi për të vrapuar, por eksperienca ka rëndësinë e saj.
-Ka gabuar Rama me përzgjedhjen e ekipeve qeverisëse?
Po me aq shumë dardha që kanë ngrënë pa dijeninë e tij, se për ti zgjedhur ai i zgjodhi. Nuk ka influencë as kryesia as PS.
-Shumë emra ishin të panjohur.
Jo për Ramën.
-Po pse këta emra?
Ai i ka lavdëruar, ata nuk bëjnë debat. Dade dhe Meksei kishin profilin e tyre. PS u modernizua nga profesorët që studiuan në Berlin. Lanë profesionin për partinë. Ishin Bufi, Maqo, Angjeli. Ajo që nuk ka ndodhur sot në PS është se sot ti dërgosh një sms një drejtuesi të qeverisë apo dikujt tjetër nuk të kthejnë një përgjigje. Ndoshta kanë frik nga SPAK, por është jo etike.
-Mos është arrogancë nga pushteti?
Patjetër ka diçka. Sido që të jetë nuk është Rama që i komandon. Por ata kanë një sistem vetëkontrolli a nuk të thonë as mirëmëngjesi.
Lini një Përgjigje