TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2025, 21:51

Ka gabuar Rama me ministrat? Ironia e Malajt: Me aq shumë dardha që kanë ngrënë pa dijeninë e tij...

Shkruar nga Pamfleti

Ka gabuar Rama me ministrat? Ironia e Malajt: Me aq shumë dardha që

Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj, ka folur pa dorashka për situatën në PS dhe qeveri. Ai ishte i ftuar në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube”. Ai u ndal te qeverisja.

-Keni pasur një ftesë nga PS për të dhënë kontributin tuaj?

Nuk kam dëshirë as për ministër as deputet. Kolegëve të mi socialistë u kam thënë se mund të kontribuoj si këshilltar. E bëj për të mirën e vendit. Më vjen ke që brezi i ri vrapon aq shumë për tu rritur por janë të papërgatitur. Të rinjtë mund të kenë fuqi për të vrapuar, por eksperienca ka rëndësinë e saj.

-Ka gabuar Rama me përzgjedhjen e ekipeve qeverisëse?

Po me aq shumë dardha që kanë ngrënë pa dijeninë e tij, se për ti zgjedhur ai i zgjodhi. Nuk ka influencë as kryesia as PS.

-Shumë emra ishin të panjohur.

Jo për Ramën.

Lini një Përgjigje