TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2025, 08:40

Zgjedhjet e 11 majit, Kulluri: Qytetarët e zhgënjyer, pritet rënie drastike e mbështetësve për dy partitë kryesore

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Kulluri: Qytetarët e zhgënjyer, pritet

Demokrati Edvin Kulluri ka folur lidhur me faktorët që ndikojnë votën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, elektorati i dy partive të mëdha do të pësojë rënie drastike. Kulluri u shpreh se në zgjedhjet e 11 Majit do të shihet se qytetarët janë të zhgënjyer nga dështimi i njërës palë dhe qëndrimi në pushtet për 12 vite i palës tjetër.

“Ka disa variabla që janë të pandryshueshme, edhe në SHBA partitë e mëdha kanë bazat e tyre solide. Nuk kemi pasur copëzim të elektoratit, janë ende të polarizuar. Në këto 34 vjet ka ende rezistencë nga elektorati fiks i të dyja krahëve. Për mendimin tim në këto 4 vite, kur të vijmë te zgjedhjet do ta shikoni që ndikimi i partisë dhe liderit ka për të rënë ndjeshëm. Pas 12 vitesh në pushtet njëra palë dhe 12 vitesh dështim të palës tjetër do ketë një rënie drastike të votave për të dyja partitë”, tha Kulluri për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje