Urdhri i Trump i nënshkruar të hënën i ka kaluar për zbatim Departamentit të Shtetit Amerikan.
Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka vendosur me një dekret të veçante të lë 700 refugjatët afganë në Shqipëri duke anuluar planet e tyre të udhëtimit drejt SHBA.
Mijëra refugjatë afganë që kishin ikur nga frika e ndëshkimit nga talebanët prisnin një proces të gjatë prej katër vitesh për të filluar një jetë të re në tokën e premtuar, por ardhja e Trump në pushtet duket se i ka shuar ëndrrat e tyre.
Shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të ish-administratës Biden dhe vendim të qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes së pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona të banuara në Durrës dhe Shëngjin.
Administrata e mëparshme e Joe Biden u kishte premtuar atyre se do të jetonin në SHBA si pjesë e një programi humanitar pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021.
Shumë veteranë amerikanë të luftës janë përpjekur për vite me radhë për të ndihmuar afganët me të cilët kanë punuar që të gjenin strehim në SHBA.
Urdhri i Trump i nënshkruar të hënën i ka kaluar për zbatim Departamentit të Shtetit, i drejtuar tashmë nga Marco Rubio, në mënyrë që të ndalonte të gjithë përpunimin të dhënave dhe udhëtimin e afganëve drejt SHBA.
Sipas një njoftimi të mëparshëm të agjencisë Reuters, fluturimet e 1,660 afganëve për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara, që ishin konfirmuar paraprakisht nga qeveria amerikane, janë anuluar.
Memorandumi vjen pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për pezullimin e pranimeve të refugjatëve dhe shënon një shembull tjetër të ndikimit të shpejtë të tij. Lëvizja do të prekë mijëra refugjatë që kishin fluturime të planifikuara tashmë.
“Të gjitha udhëtimet e planifikuara më parë të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara po anulohen dhe nuk do të bëhen rezervime të reja udhëtimi. RSC-të nuk duhet të kërkojnë udhëtim për ndonjë rast shtesë refugjatësh në këtë kohë,” thuhet në memorandum, duke cituar urdhrin ekzekutiv të presidentit.
Përafërsisht 10,000 refugjatë kishin rezervuar udhëtime, të cilat tani janë anuluar. Anulimet mund të jenë veçanërisht shqetësuese për refugjatët, provimet mjekësore ose kontrollet e sigurisë, për shembull, të cilëve janë në prag të skadimit. Në memorandum thuhet gjithashtu se përpunimi i çështjeve është pezulluar, duke mbyllur efektivisht programin.
“Përveç kësaj, të gjitha aktivitetet e përpunimit të rasteve të refugjatëve dhe para nisjes janë pezulluar gjithashtu. RSC dhe IOM nuk duhet t’i zhvendosin refugjatët në qendrat tranzite në pritje të udhëtimit dhe duhet të ndalojnë të gjitha aktivitetet para nisjes për rastet e refugjatëve. Asnjë referencë e re nuk duhet të bëhet në USRAP,” vazhdon memorandumi.
Mbajtësit e vizave speciale emigruese, të cilat përfshijnë ata që kanë punuar për SHBA-në jashtë vendit, janë të përjashtuar. Ata mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, sipas memorandumit. Ata refugjatë që janë tashmë në Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të marrin shërbime.
Lini një Përgjigje