TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2025, 15:16

Pano Soko: Votat në Shqipëri të ndikuara nga presionet, diaspora e lirë për bindjen e saj politike

Shkruar nga Pamfleti

Pano Soko: Votat në Shqipëri të ndikuara nga presionet, diaspora

Pano Soko nga Nisma Thurje ka komentuar për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për të cilat u shpreh se i konsideron vota të lira, ndryshe nga ato këtu të cilat janë të ndikuara politikisht.

Ai tha se qytetarët shqiptarë nuk votojnë për ideologjinë e tyre, por nga opresioni që iu bëhet.

Sipas tij PS se po përpiqet strukturalisht për votën e diasporës me të njëjtën metodë që po bënë në Shqipëri, por e shoh të ezauruar në kapacitete që ajo ka për të përfituar.

Besoj se në fund fare ajo që diferencon votën e diasporës nga ata që janë këtu është liria e tyre në raport me pushtetin dhe ne e kemi parë që në 2020 që u nis drafti i parë për votën e diasporës nga Nisma Thurje atëherë dhe premisa ishte e tillë.

Problemi i Shqipërisë ka qenë se votat janë të ndikuara nga interesa për presione që bëhen mbi votuesin, pra votuesit shqiptar dhe për shkak të gjendjes së vetë socio-ekonomik nuk kanë qenë mjaftueshëm të lirë për të votuar për bindjen e tyre politike.

Ndërsa votuesit e diasporës duke qenë të shkëputur nga ky presion ne e konsiderojmë votë të lirë. Tani po shoh PS se po përpiqet strukturalisht për votën e diasporës me të njëjtën metodë që po bënë në Shqipëri, ka shkuar aty, ka ngritur degë, pra atë që bënë në çdo qytet të Shqipërisë po e bënë dhe në diasporë, por e shoh PS të ezauruar në kapacitete që ajo ka për të përfituar”, tha ai në “MCN”.

Ndërsa lidhur me 46 deputetët e zgjedhur nga kryetari, Soko tha se me këtë sistem të ri listat janë mbyllur për më shumë se 2/3 e mandateve në parlament.

46 do ndodhë të jenë nga lista e mbyllur nëse fiton vetëm një parti dhe pjesa tjetër nga lista e hapur 94 të tjerët, ajo që mund të ndodhë me këtë sistem të ri është se parlamenti ka mbi 2/3 e tij të jenë nga lista e mbyllur.

Nëse kemi një multispektër në përfaqësimin e nesërm në parlament ka mundësi që deputetët e zgjedhur të shkojnë 90-95%, pra ajo që ka ndodhur me kodin elektoral ka mbyllur listën për më shumë se 2/3 e tyre sepse parashikohet që 46 deputetë të çdo partie që futet në parlament të jenë nga lista e mbyllur”, tha ai.

Lini një Përgjigje