
Në vijim të takimeve në Elbasan, Kryeministri Edi Rama u ndal në shtabin elektoral të Partisë Socialiste ku shkëmbeu batuta me kandidatët për deputetë dhe disa të rinj të angazhuar pranë kandidatëve.
Rama pyeti anëtarët e shtabit elektoral se ccfarë thotë Dash Sula, ndërsa mori përgjigjen se deputeti aktual i PD-së ka ngelur vetëm, jashtë listave dhe fushave.
“E, sa foli ai e kullufiti bufi”, tha kryeministri.
Ai kujtoi edhe një prej anëtarëve të FRPD-së së demokratëve në Vlorë, që i kishte thënë “nuk jemi mësuar me fitoren, po vetëm me humbjen dhe s’e dimë se si do e menaxhojmë fitoren e PD më 12 maj”.
“Puna është kur ngatërrohen fushat, se nëse ai do ta çojë në Karavasta, gati jemi ta ndihmojmë, ta çojë fushave, te këneta e vërtetë. Bufi në Tiranë ngeli duke ngrënë demokratët, gjej e ha, gjej e ha. Dash Sula i shkretë sa doli, e kullufiti, i ikën puplat. Por me të vërtetë është budallik, se po të më pyesje mua, nga të gjithë ata për në Elbasan, ai ishte më i forti. E mori bufi dhe kollufiti! Ata të primareve e hëngrën se u shfaqën, i hoqi të gjithë ai”, vijoi Rama.
Dikush nga të pranishmit e ngacmon për Lulzim Bashën dhe teksa mendohet me dorën në kokë, kryeministri përgjigjet shkurt:
“Luli mundohet, por s’bëhet... nuk bëhet edhe pse mundohet!”.
Duke iu kthyer garës në Elbasan dhe projeksioneve, nuk e mungoi as diversionin politik me referencë deputetin Sula, duke u shprehur se PD as 5 deputetë nuk i merr dot në Elbasan, pasi “bufi” e ka mendjen se si të mos njohë rezultatin më 12 maj, duke futur në lista të besuarit, sesa të fitojë.
“Ata edhe po kapën 5-ën, mirë, po vështirë do jetë. Me çfarë po shoh unë, edhe 5-ën vështirë e kanë. Me gjelin mund ta kapnin pesën ata. Se ai gjel, gjel mo. Unë s’e dija që ishte edhe në Primare ai, madje edhe se e kishin futur në listë të hapur, por atë nuk e paskan vënë fare. Unë s’e dija këtë. Lista e mbyllur e PD është listë humbëse. Bufi e di që e ka të sigurtë humbjen dhe më 12 maj do dalë të thotë i vodhi, mafia ndërkombëtare, Sorosi, etj”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje