TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 17:35

“Ti e paske me fishkëllimë, jo si ai i Lezhës”, kush është i riu që Rama e vendosi në ‘shënjestër’

Shkruar nga Pamfleti

“Ti e paske me fishkëllimë, jo si ai i Lezhës”, kush

Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan pasditen e së premtes, ku në një takim me të rinjtë, prezantoi kandidatët për deputet të Partisë Socialiste të këtij qarku.

Teksa nuk nguroi të përdorë batutat politike në drejtim të Sali Berishës dhe Dash Sulës, Rama ktheu në ‘shënjestër’ edhe një të ri, të pranishëm në sallë, që dukej se e shprehte entuziazmin e tij ndaj fjalimit të Kryeministrit me fishkëllima.

Ja, edhe këtu gjendet ndonjë si në takimin e kaluar, atë në Lezhë. Ky e paska me fishkëllimë. Jo me të fishkëllyer”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar sallës.

Por nuk vonoi dhe sërish i riu lëshoi fishkëllimën e rradhës, ndërsa të tjerët duartrokisnin.

“Prapë ky me këtë fishkëllimën e zgjatur. Nuk ka nevojë për fishkëllima. Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë…”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje