TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 14:04

Shteti si zar i mafies/ Bashkim Ulaj, 'kumbari' që bën bashkë Ramën, Metën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Shteti si zar i mafies/ Bashkim Ulaj, 'kumbari' që bën

Kryesia e PD dhe kandidatët e saj në Shkodër, kanë marrë urdhër nga Sali Berisha, të heshtin për protestën e banorëve të Rjollit në Velipojë e ndaj dhunës që po ushtron policia mbi ta dhe kriminelët e dërguar nga Bashkim Ulaj; sepse pjesë e resortit që do ndërtohet janë dhe Sali Berisha e Ilir Meta, nëpërmjet tij e Kryetarit të PL-Malësi e Madhe...

 Në çdo tokë që grabit Bashkim Ulaj, Babloku angazhon policinë për të rrahur banorët

Sa herë që policia i shërben partisë në pushtet e mafiozëve të lidhur me të, ose kur plasin skandale, Edi Rama, thotë se policia është e depolitizuar, e pavarur dhe e pa lidhur me krimin.

Por në çdo rast, policia  e shtetit me urdhër të Edi Ramës, është përdorur e vazhdon të përdoret, në shërbim të interesave mafioze të Bashkim Ulajt, interesa që e kanë pikënisjen dhe mbështetjen, në pazaret dhe aferat e përbashkëta korruptive të tyre.

Prej 3 ditësh, banorët e Rjollit në Velipojë, po protestojnë për të shpëtuar tokat, të cilat ua ka grabitur me letra false Bashkim Ulaj dhe Kryetari i PL në Malësinë e Madhe, Fatmir Shpellzaj.

Mbi tokat e ligjshme të banorëve, oligarku Bashkim Ulaj dhe ortaku i tij Fatmir Shpellzaj i Ilir Metës, do ndërtojnë fshat turistik dhe resort “Aba Blue Borgo”, me lejen “Investitor Strategjik” që u ka dhënë kryeministri Edi Rama më 30 dhjetor 2024, megjithëse tokat janë të banorëve.

Por me urdhër të Bablokut, ministri Ervin Hoxha e krye-polici Ilir Proda, kanë çuar në fshatin Baks-Rrjollë të Velipojës, 200 policë e forca speciale, për të larguar banorët me dhunë nga tokat e tyre dhe të lejojnë ndërtimet e Bashkim Ulajt, që ua ka grabitur me dokumente false.

Bashkë me policinë, në Rrjoll kanë qenë dhe 30 kriminelë të dërguar e paguar nga Bashkim Ulaj, të cilët, bashkë me policinë kanë kërcënuar, rrahur e arrestuar banorët, që të lëshojnë tokat e ligjshme, për fshatin turistik e resortin që do ndërtojë oligarku i Edi Ramës, Sali Berishës e Ilir Metës.

Kryesia e PD dhe kandidatët e saj në Shkodër, kanë marrë urdhër nga Sali Berisha, të heshtin për protestën e banorëve të Rjollit në Velipojë e ndaj dhunës policore mbi ta dhe për kriminelët që dërguar nga Bashkim Ulaj.

Sepse pjesë në resort kanë dhe Sali Berisha e Ilir Meta, nëpërmjet tij e Kryetarit të PL-Malësi e Madhe, Fatmir Shpellzaj, që bashkë me Ulajn ka falsifikuar dokumentet e tokave.

Shteti si zar i mafies/ Bashkim Ulaj, 'kumbari' që bën

Është qëndrim i pushtetit, që në çdo tokë të grabitur nga Bashkim Ulaj, ku merr koncesione dhe ndërton vila, pallate, kulla, fabrika, gurore, HEC-e e resorte, kryeministrit i çon si mbështetje nga 200 policë e forca speciale, për të rrahur banorët protestues që mbrojnë pasuritë e tyre jetike.

Kështu Babloku dërgoi 200 policë 5 muaj radhazi, për të rrahur dhe larguar banorët e Bërxullës, të cilët protestuan kundër shkatërrimit të banesave e uzurpimit të tokave nga Bashkim Ulaj pa dëmshpërblim, mbi të cilat u ndërtua rruga Thumanë- Kashar.

Policët i dërgoi dhe në protestën e banorëve të Fushës- Krujës, të cilëve,  Bashkim Ulaj u bllokoi hyrje-daljet e rrugëve, duke mos u lënë mundësi kalimi në rrugën Thumanë- Kashar.

Një ushtri me policë dërgoi për të rrahur banorët e Roskovecit, që protestuan kundër ndërtimit të TEC-it në tokat e tyre nga Bashkim Ulaj, energjia e të cilit do shitet në Greqi.

Dhunë policore në mbështetje të Bashkim Ulajt, përdori te protesta në Rinas, ku ai ka ndërtuar hotel e qender tregtare, por dhe në Tiranë ku ka ndërtuar kulla e 5 komplekse pallatesh.

Nga 200 policë e forca speciale, Babloku dërgoi dhe në protestat e banorëve kundër HEC-ve dhe guroreve të Bashkim Ulajt në Valbonë, në Mat, Mirditë, Dibër, Gjirokastër, Librazhd e Pogradec, duke e përdorur shtetin si zar të mafiozëve, me të cilët po plaçkit pasuritë e Shqipërisë, ndërsa SPAK nuk veprorn megjithëse ka shumë kallëzime./Pamfleti

bashkim ulaj kumbari rama meta berisha

Lini një Përgjigje