Pasi iu përgjigj ironive të kryeministrit Edi Rama, kryetari i PD-së Sali Berisha ka prezantuar sot logon zyrtare të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Berisha ka prezantuar logon e fushatës "Kush voton 1-in, është 1-sh!", me të cilën sipas tij do të shkojnë të sigurt në fitore për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa komentoi numrin 1 që i përket këtij koalicioni në fletën e votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë 1-shin.
“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. Defakto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi. Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”,tha ai.
Lini një Përgjigje