TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 12:45

Berisha i kundërpërgjigjet Ramës, shfaqet në konferencë me një buf: Nuk më fyen, është simbol i mençurisë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i kundërpërgjigjet Ramës, shfaqet në konferencë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference për mediat ka ironizuar Edi Ramën. 

Kryeminsitri e cilëson kryedemokratin si 'buf kënete'. Berisha është shfaqur me një buf, teksa tha se bufi ishte simbol i perendeshës së mençurisë dhe se Rama po i bën nder për këtë krahasim. 

“Kjo nuk mund të them që është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçarë dhe vendosa ta sjell para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë. Edi Rama mendon se mund të më fyejë mua duke më quajtur buf, injoranca nuk është argument”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje