TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 10:02

Rama e quan buf kënete, Berisha i kundërpërgjigjet: Më ka bërë nder, është simbol i perëndëshës së mençurisë!

Shkruar nga Pamfleti

Rama e quan buf kënete, Berisha i kundërpërgjigjet: Më ka

Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi.

Berisha kujtoi se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinasë.

“Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin.

Edhe romakët, pas grekëve, nuk i thoshin dot Athina perëndeshës së mençurisë, por e quajtën Minerva. As Minerva nuk e ndërroi simbolin. Do të mërzitet ai (Rama) sonte kur ta marrë vesh. Minerva përsëri ruajti bufin si simbol. Simbol i mençurisë, i zotësisë, i vendimit”, tha Berisha për "Top Channel".

Lini një Përgjigje