
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se ka pasur një bisedë me Arben Ahmetajn.
I ftuar në një emision, ai tha se ka shkëmbyer mesazhe para një muaji me të.
“Unë kam folur para një muaji me Ahmetajn. Më nisi një mesazh falënderimi. Kur ai u ankua njëherë se rrezikonte të vritej dhe familja i rrezikohej unë bëra një deklarim: “Do të jetë e turpshme për vendin tim që të ndodhë një krim ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Shqipërisë dhe ndaj familjes së tij." E kishte lexuar mesazhin tim dhe më falënderoi. I thashë: “Nuk ka nevojë për falënderime. Nuk dua të hyj në muhabete.” Ahmetaj kishte vullnet, por ka rënë viktimë e instinkteve të tij”, tregon zoti Malaj në ‘Dritare’.
Lini një Përgjigje