
Monika Kryemadhi është rishfaqur sot në media. Pas sulmeve nga dera e SPAK dhe urimit për datëlindjen e Metës, Kryemadhi ka qenë e distancuar kohët e fundit. Por ajo sot ka folur për raportet me ish-bashkëshortin dhe hetimet e SPAK.
Kryemadhi ka zbuluar në “Opinion” se ajo që e fundosi atë dhe Metën janë 6 telefona që sekuestroi SPAK te shtëpia e nënës së saj. Ajo tha se 6 telefonat ishin në një kuti me gjëra të vjetra dhe SPAK më pas i zbërtheu. Edhe pse vetë Kryemadhi pretendon se nuk ka pasur gjë në ata telefona, faktet tregojnë se ata e fundosën Metën. Po ashtu ka treguar dhe se si u përgjua Meta.
“Janë 6 telefona që maja ime i kishte të garderopa e saj. Ishte një kuti me shumë telefona të vjetër të saj që i kishte mbajtur. Mblidhte gjërat e vjetra. Ishin Iphone 5, të viteve 2013 dhe 2014 dhe të fëmijëve. Njëri nga ata është telefoni im. Një telefon që e kam ndërruar dhe e lashë atje. Telefonat e tjerë janë të fëmijëve dhe të mamasë sime. Telefoni i famshëm që flitet është në periudhën 2013 deri në dhjetor 2014. Ne ishim në koalicion me PS. Komunikimi më i madh është me Ramën. Çdo gjë ishte e ligjshme. Metën e vunë në pozitë të vështirë, duke krijuar fantazira të ndryshme. “Zemra ime”, ishte i regjistruar numri i telefonit të Metës. Telefoni u hap, fashikujt u panë, mesazhet i lexuam. Nuk ka asgjë. Flet për ndërhyrjet e mia kirurgjikale dhe të fëmijës”, tha ajo.
-Me të dhënat e atij telefoni Meta është në burg.
Telefoni është një pretekst. Metën do e fusnin në burg me apo pa telefonin. Do gjenin një bluze dhe do thoshin aty ka pasur shenja gishtash. Në Gjykatën e Apelit, mesazhet që nxori prokuroria për fibrën optike, minierat, etj., vetë tha tha që janë të ligjshme. Ishte një sebep për të krijuar një veprim të tillë me rrëmbimin që i bënë Metës tregon dhe shkakun. Arsyen për të cilën pretendon SPAK pse e mbajnë në burg është se mamaj ime ka blerë një shtëpi me kredi dhe e ka paguar me paratë që ka fitur nga shitja e apartamenteve të pallatit q u ndërtua.
-Meta pretendon se i janë vënë përgjues apo është përgjuar sistemi i LSI. Dhe për këtë pretendon se ka bashkëpunëtorë të brendshëm.
Do ju sugjeroj që intervistën e djeshme me IA të zotit Meta mund ta bënit me cilësi më të mira. Në kohën e sotshme përgjimet nuk bëhen ambientale ku ti jeton. Përgjimet bëhen në distancë. Mënyra se si e kanë keqinformuar zotin Meta ka pasur qëllim.
-Për çdo gjë e kanë keqinformuar?
Personat që i dhanë informacionin. Edhe përgjim në serverin e kamerave nuk ka pasur. Ka qenë sever i vjetër. E kam hequr unë se ka qenë 6 javor dhe unë kam vënë një server 1 javor. Janë absurditete që duheshin për të largua njerëz nga partia.
Lini një Përgjigje