TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2025, 21:40

“Më sulmoi në mënyrë të pandershme”, Berishës nuk i del inati me Blinken: Uroj që drejtësia amerikane t’i tregojë vendin!

Shkruar nga Pamfleti

“Më sulmoi në mënyrë të pandershme”,

Ish-kryeministrit, Sali Berisha duket se nuk i ka dal ende inati me ish-sekretarin e shtetit, Antony Blinken i cili e shpalli “non-grata”.

Në një intervistë për emisionin “Top Story” në “Top Channel”, Berisha akuzoi Blinkeni se e kishte sulmuar në mënyrë të pandershëm, pasi ai ishte personi më pro amerikan në Europë. Më tej ai shtoi se uronte që drejtësia amerikane t’ia tregonte vendin Blinkenit, për veprimet e tij.

“Se kam rrëfyer kurrë këtë, po e rrëfej sonte, ai më sulmoi në një mënyrë shumë të padrejtë, të pandershme, më sulmoi si një armik në një kohë kur ne si shqiptarët kemi kultin e mikut dhe e kemi shumë mirë, një mik del dhe të gjuan si armik, por ai më gjeti në pozicion, këtë e them..nuk e kam thënë kurrë, se kjo është e vërteta më e madhe e Sali Berishës, ai nga i cili unë isha frymëzuar kishte humb çdo betejë, por s’ngurroi të merrte pjesë në betejë. Unë kisha bërë miqësi, isha etiketuar në Evropë si tepër proamerikan, jo me pavetëdije dhe ky tani dilte për lobimin korruptim, Antony Blinken u provuam një zyrtar i padenjë dhe uroj që drejtësia amerikane t’i tregojë vendin për mashtrimin që i ka bërë popullit amerikan”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje