TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2025, 21:25

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën Bashës, u nisëm drejt Michiganit dhe e kthyen

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën

Monika Kryemadhi është rishfaqur në media pas betejës me Ilir Metën. Këtë mbrëmje ajo ishte në “Opinion”, ku lëshoi një deklaratë të fortë ndaj Lulzim Bashshës.

Teksa po fliste mbi akuzat se ajo u bë bashkë me Bashën për të nxjerrë Metën nga politika, Kryemadhi tha se Basha si është refuzuar viza në vitin 2018.

Personi që e shkatërroi marrëveshjen e 5 Qershorit, e dimë shumë mirë, nuk është thjesht Edi Rama ai cili bëri ndryshimet kushtetuese në parlamet. Por personi që e shkatërroi është vet Lulzim Basha me Yuri Kim. Në takimet e mëvonshme që unë kam pasur në SHBA edhe mbas zgjedhjeve të 2021, por edhe më vonë, në të gjitha kontaktet  që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Ka qenë vetë zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018. Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një file për financimet ruse”, tha Kryemadhi.  

Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.

Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.

Monika Kryemadhi: Kjo është konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.

Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?

Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur.

Lini një Përgjigje