TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2025, 18:09

Zgjedhjet e 11 majit, Korreshi parashikon rezultatin për Fierin: Deputetët ndahen 8 me 8, mes PD-PS!  

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Korreshi parashikon rezultatin për Fierin:

Saimir Korreshi, kandidat për deputet në listën e mbyllur në Qarkun e Fierit nga Partia Demokratike, foli për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u shpreh se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se ajo do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.

Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë. Sondazhet tregojmë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur. Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi për ‘A2 CNN’.

Më tej, ai shtoi se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës.

 “Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”, shtoi ai.

Sa i përket qarkut të Fierit, ku edhe ai garon, Korreshi u shpreh se pret një rezultat 8 me 8 me PS-në.

Lini një Përgjigje