
Kreu i demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama edhe ditën e sotme.
Përmes një video në rrjetet sociale, Basha tha se kryeministri qëndron në pushtet, pasi në opozitë është Berisha. “Ai t’i dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati që të godasësh SPAK-un”, iu drejtua Basha.
Basha u ndal edhe tek rikthimi i amerikanëve në SPAK, për të cilët u shpreh se amerikanët janë aty dhe vijojnë hetimet.
“O Rame si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal, po re vet brenda. S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati që të godasësh SPAK-un. Je gati që të bësh një buf sa mali i Tiranës ti mo Ramë po e ke kot. Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. 7x7 bëjnë 313”, tha Basha.
Lini një Përgjigje