
Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar!
Kryeministri Rama ka folur lidhur në rubrikën “Sy m’sy” se pas njoftimin për mbylljen e rrjetit social “Tik Tok”, qytetarët kanë nisur të përdorin VPN për ndryshimin e locationit dhe hapjen e "Tik Tik".
Rama shprehet se kjo mënyrë është shumë e rrezikshme pasi sipas tij, hakerat bëjnë namin në vjedhjen e të dhënave të telefonit.
Rama kërkoi që të durojnë edhe pak kohë pa "Tik Tok", duke u shprehur se përfaqësues të kompanisë do të vijnë së shpejti në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë. Qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filter për mbrojtjen e të rinjve.
“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha Rama.
Lini një Përgjigje