TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2025, 07:57

Rama mburret me SPAK: Unë ia dhashë shpatën Dumanit që arrestoi socialistët

Shkruar nga Pamfleti
Rama mburret me SPAK: Unë ia dhashë shpatën Dumanit që
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vazhdon që të bëjë fushatë me dy karta; drejtësia dhe integrimi.

Edhe dje në takimet e tij në Shkodër, shefi i qeverisë u ndal te SPAK-u dhe arrestimet, përfshirë krahun socialist.

Ai mori meritat për “shpatën” e SPAK sikur tha ai, që i kishte dhënë drejtuesit të SPAK-ut që po vijon me arrestimet.

“Shpata ishte te zyra ime, para se të isha unë, shpata ishte te zyra e atij tjetrit, deri në 1912. Drejtësia ishte komplet nën urdhrat e pushtetit politik.

Altin Dumani po t’ju them unë, të gjithë e njihni. Altin Dumani ka 20 vjet prokuror, kishit dëgjuar për të? A kishit dëgjuar ndonjëherë për ndonjë ministër me pushtet që shkonte në prokurori të jepte llogari, të dënohej apo të arratisej?

As ju s’keni parë, as prindërit tuaj dhe as gjyshërit” u shpreh ai.

edi rama në spak edi rama altin dumani ps

Lini një Përgjigje