
Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula ka folur lidhur me deklaratën e tij se PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të dy figurave të urryera politike, Albana Vokshit dhe Flamur Nokës.
-Pse ke bërë si fajtor kryesor Albana Vokshin dhe Flamur Nokën?
Fatkeqësisht ndryshe nga Rama, në qasjen e PS nuk ka ndonjë element të diktojë zoti Rama. Të bëjë politikën dhe të ndikojë te Rama. Fatkeqësisht në PD, për zotin Berisha duke filluar edhe nga pikëpamja vizuale, tregon që i pëshpëritet shumë tek veshi. Di edhe informacione të tjera që Albana Vokshi, ka 20 vite tek Forumi i Gruas dhe nuk ka bërë asnjëherë garë, pra ka qenë gjithmonë ajo. Ajo ka qenë edhe në kohën e zotit Basha, po këto 2 figura ishin në kohë ne Bashës po këta janë edhe sot. Edhe në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, edhe në Kryesi po këta figura vendosin. Janë 2 njerëzit më të besuar të Berishës dhe kanë lobuar fort për të qenë në lista.
Për mua nuk është ai Berisha që kanë qenë, për shkak edhe për deformimit që i kanë bërë Berishës. Unë sot po paguaj këtë liri që kërkoj të kem në politikë. Primaret u përdorën si pozitivisht, ashtu edhe negativisht. Nga 22 kandidatë që kishte në Elbasan, unë dola i pari. Mbasi mbaruan Primaret, Vokshi nxori dhe një kriter tjetër, të regjistrohen 300 emigrantë ndërsa unë me humor i thashë çfarë kriteri doni tjetër? Të plagosim ndonjë socialist? Pra, çdo lloj kriteri që do të vendosej unë do ta plotësoja.
Lini një Përgjigje