TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 21:09

Jashtë listës së kandidatëve, Dash Sula: Berisha më nxorri jashtë loje, e dija 1 javë përpara afatit

Shkruar nga Pamfleti

Jashtë listës së kandidatëve, Dash Sula: Berisha më

Dashnor Sula, deputet i PD-së, në ‘Të Pashoq’ tha se e dinte prej 1 jave faktin se nuk do të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet.

Sula tha se ndërkohë që Sali Berisha si kryetar i PD-së po realizonte takime me ata që do të ishin në lista, mua nuk më kthente përgjigje për dy sms-të që i kisha dërguar.

“E prisja një gjë të tillë, e kuptova që po i vinte era kësaj pune”, tha Sula.

Deputeti theksoi se është akuzuar për gjëra nga Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së për shkak të qasjes së tij që ka pasur ndaj disa çështjeve, përfshi këtu edhe SPAK.

Sula tha se ka qenë mëse i qartë në raport me SPAK dhe ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale.

“Jam në mbrojtje të SPAK totalisht, e kam thënë gjithmonë”, tha Sula.  

 

 

Lini një Përgjigje