TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 19:44

Keith Self lavdëron Trump, entuziazmohet Berisha: Kongresmenin e kemi aleatin tonë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Keith Self lavdëron Trump, entuziazmohet Berisha: Kongresmenin e kemi

Opozita e drejtuar nga Sali Berisha po i gëzohet çdo mesazhi që ka lidhje me Donald Trump, pavarësisht se nuk kanë lidhje me atë që ndodh në Shqipëri.

E ndërsa Berisha pret sinjale për daljen nga lista ‘non grata’, emri i tij vijon të përmendet në raportet e DASH-it, pavarësisht se në krye të Departamentit Amerikan të Shtetit është Marco Rubio.

Së fundmi opozita e drejtuar nga Berisha i është gëzuar faktit se shkrimi i kongresmenit Keith Self që përgëzon Trump për sulmin ndaj terroristëve të Houth në Jemen është shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse do të pyesni se ç’lidhje ka kjo dhe pse duhet të gëzohet kaq shumë Berisha e PD, atëherë po nga opozita bëhet e ditur se kongresmeni është i afërt me opozitën.

Madje Self konsiderohet aleat i opozitës, pasi ka bërë një foto me Fatmir Mediun, aleatin e Berishës.

“Shtëpia e Bardhë në një postim bën “share” shkrimin dhe komentin e kongresmenit Keith Self, ku i bëhet jehonë goditjes së suksesshme të administratës Trump të terroristëve Huthi, që prej kohësh pengonin rrugët e tregtisë së lirë duke kërcënuar dhe marrë peng njerëz dhe mallra.

Keith Self lavdëron Trump, entuziazmohet Berisha: Kongresmenin e kemi

Kongresmeni Keith Self është një aleat i opozitës shqiptare dhe i afërt me administratën e re. Para pak orësh, kryetari i Partisë Republikne Fatmir Mediu postoi një foto me të në Uashington nën logon “Shqipëria Madhështore” të Partisë Demokratike dhe ASHM”, thuhet në një njoftim zyrtar të bërë publik nga PD.

Keith Self lavdëron Trump, entuziazmohet Berisha: Kongresmenin e kemi

Duket se nga entuziazmi se Berishës do ti hiqej ‘non grata’ brenda dy javëve të para të marsit, opozita tashmë gëzohet faktit se artikulli i kongresmenit është shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.

 

 

Lini një Përgjigje