TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 18:22

Lista e kandidatëve të PD, Rama: Vetëm për një zonjë kam respekt, të tjerët janë kë të qaj më parë

Shkruar nga Pamfleti

Lista e kandidatëve të PD, Rama: Vetëm për një

Kryeministri Rama tha se nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, ka respekt vetëm për një zonjë, e cila është deputete aktuale. 

Gjatë fjalës së mbajtur në një takim me të rinjtë në Shkodër, Rama ironizon duke thënë se “kandidatët e tjerë për deputetë janë “kë të qaj më parë”. Kreu i qeverise u shpreh gjithashtu se PD kërkon vota pa pikë turpi për Shkodrën Madhështore.

“Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që t’ju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër.

Pa pikë trupi këta duan vota për Shkodrën Madhështore. Por cila është Shkodra madhështore e tyre, sepse s’kemi as Jozefinën këtu se e kanë marrë e kanë mbyllur në burgun e listës së mbyllur të Tiranës”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje