
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit në Shkodër, ironizoi listën e kandidatëve për deputetë të opozitës.
Rama tha me ironi se PD ka pasur mendjen që të luftojë komunizmin dhe jo të bëjë punë për qytetin.
Pjesë nga diskutimi:
Sipërmarrësi: Ka qenë një luftë shumë e vështirë edhe politike, ekonomike se jam luftuar saqë deri me ardhjen në pushtet të PS, PD e ka pasur të ndaluar që edhe punëtorët e bashkisë të vinin për të pirë kafe.
Rama: Lufta kundër komunizmit i ka këto rregulla. Ata kanë luftuar komunizmin kështu që nuk kanë pasur gjë me ty. Kam vajtur sot me Benetin të shkolla Ndre Mjeda nuk më besohet akoma që në Shkodër, në mes të qytetit, të jetë edhe ajo shkollë atje, nuk më besohet se si ajo shkollë nuk ekziston më në qytete të tjera. Ajo shkollë ishte si me qenë ’92, një tmerr. Por ama lufta kundër komunizmit i ka këto sakrifica. Nuk kanë bërë shkollën, por kanë luftuar komunizmin. Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, luftë kundër komunizmit.
Lini një Përgjigje