TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 18:19

“Nuk duhet të na vijë keq për ata që janë në burg, SPAK histori suksesi”/ Pse Rama ndryshoi kurs 180 gradë për drejtësinë?

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk duhet të na vijë keq për ata që janë në

Duke prezantuar kandidatët e PS në Shkodër, Rama u shpreh se nuk duhet të ndihen keq për ata që janë pas hekurave...

Edi Rama ka ndryshuar kurs 180 gradë sa i takon SPAK-ut. Pas arrestimit të Veliajt, kryeministri nisi një sulm ekzemplar ndaj drejtësisë së re dhe veçanërisht Prokurorisë së Posaçme. Rama tentoi të përdorë arrestimin e Veliajt si një manovër për të futur duart te drejtësia e re, duke përfituar dhe nga zhvillimet në SHBA.

Por retorika e Ramës zgjati pak javë dhe krejt papritur u dërgoi një mesazh deputetëve të PS që të mos e përmendin më SPAK-un dhe të mos bëjnë më avokatin e Veliajt. Që nga ajo ditë, Rama jo vetëm që nuk e sulmon SPAK, por tani na shfaqet si mbrojtës i saj për të mos lejuar “bufin e kënetës” ta shkrijë.

Edhe sot Rama u ndal te puna e SPAK. Duke prezantuar kandidatët e PS në Shkodër, Rama u shpreh se nuk ndjen keqardhje për ata që i ka dërguar pas hekurave. Madje ai është krenar sepse kjo tregon se reforma po ecën.

E para e punës një herë, përderisa ne i hymë detit në këmbë e dinim se çfarë kërkonim dhe e dinim po ashtu se gjërat do shkonin siç po shkojnë, pak a shumë. Them pak a shumë, edhe nga ana e drejtësisë së re ka lajthitje, gafa, ka gabime, por janë normale. E përgjithshmja është historike. Moment kthese që duhet të vijojë dhe duhet të japim mbështetjen e tonë. Jo vetëm që nuk duhet të ndihemi keq, nga pikëpamja njerëzore njeriut nuk i vjen mirë kur dikush me të cilin ka punuar është para prokurorisë dhe gjykatës, por nga pikëpamja e shërbimit ndaj atdheut, nga pikëpamja e ambicies për të bërë histori që edhe fati i Europës janë përputhur në një pikë duhet të jemi krenarë dhe për këtë fakt”, tha Rama.

Por pse ka ndryshuar tërësisht kurs Babloku? Sipas informacioneve, pas arrestimit të Veliajt, Rama urdhëroi kompaninë e sondazheve që punon për të, për të matur opinionin publik. Në fund rezultoi se socialistët dhe qytetarët jo vetëm që nuk mbështesnin deklaratat e tij, por kishin rritur besimin për SPAK.

Kjo e trembi Ramën, pasi nëse vijonte me sulmet do t’i uleshin pikë në fushatë dhe tani ka ndërruar kurs. Por nuk do të thotë se Babloku e mbështet vërtet SPAK-un, pasi nëse do t'i vijë mundësia do tentojë sërish ta godasë. Edhe pse sot mori lajme të hidhur nga SHBA, pasi ekspertë e saj u rikthyen në prokurori. /Pamfleti  

Lini një Përgjigje