
Edi Paloka, deputet i PD-së, i ka drejtuar një mesazh kreut socialist Edi Rama, nga zyra e PS-së në Kombinat, atje ku mbrëmjen e djeshme, Kryeministri u shfaq duke u takuar me strukturat, ndërsa po afronte mesnata.
Por Paloka ka publikuar një video, ku zyra e PS-së ishte e mbyllur, ndërkohë që ora shënonte më pak se 20:00.
“Rama fle, PS fle , “armiku” nuk fle…
Rama bën sikur lëviz “befasisht” në orët e vona të natës nëpër zyrat e PS dhe gjoja i gjen ata në kulmin e punës!
Mbrëmë dha shfaqjen e rradhës me zyrën në Kombinat.
Po ja realiteti sot. Ora nuk ka qenë as 20.00 kur janë regjistruar këto pamje në të njëjtën zyrë.
“Armiku” nuk fle ndersa PS po zvarrget cdo dite e me shume pavarsisht se Edvini po bëhet copë ta mbajë në këmbë artificialisht! Mashtrues i vogël…”, shkruan Paloka.
Lini një Përgjigje