TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 22:25

A ishte kurban i përplasjes Meta-Kryemadhi dhe pse u bashkua me PS? Braimllari u përgjigjet sulmeve: PL, histori e shkuar

Shkruar nga Pamfleti

A ishte kurban i përplasjes Meta-Kryemadhi dhe pse u bashkua me PS?

E përzunë apo u largua vetë nga PL? Prapaskenat e përplasjes me Metën dhe Kryemadhin. Bashkimi me PS dhe kandidimi në listë të hapur për Tiranën. Çfarë i premtoi Rama dhe çfarë po ndodh me rrjedhjet masive nga PL në PS. Pse e quajnë tradhtar në PL? Si e sheh sot partinë që ai kontribuoi shumë vite? Endrit Braimllari është rrëfyer sot në “Të Pashoq”

-Dua ta nis nga largimi i PL. Se ata vetë të përzunë dhe kur u bashkove me PS të sulmuan pse ike. Do e tregosh gjithë historinë?

Është një histori e shkuar dhe është bërë e ditur arsyeja. Ne kemi hyrë në fushatë dhe jam  i fokusuar aty. Jam në mbështetje të PS për të dhënë kontribut në fitoren e ekipit në qarkun Tiranë dhe për tu bërë thirrje miqve të mi të mbështesin programin e PS  që ka të bëjë me një program evropian për vendin. Fakti që jam fokusuar te e ardhmja tregon objektivat e mia.

-Ti sulmohesh akoma në publik nga PL...

Më bjënë shpesh këtë pyetje dhe jam i qetë.

-Pse ike nga PL?

Nuk kanë lidhej me atë që përfaqësoj. Të jemi sinqertë unë kam kaluar shumë vite të mira aty. Kam shumë kolegë me të cilët gëzoj respekt. Tani jam i fokusuar te e ardhmja. Nuk është pyetja që duhet të ma drejtoni mua.

-Zgjedhja jot ishte largimi

Në 16 prill kam ikur sepse nuk funksiononte mënyra organizative e PL. Më pas u ndërmorën disa hapa që u përjashtova nga strukturat e tjera.

-Çfarë bëre ti.

Nuk e di. Kam qenë i qartë në punën time. Unë jam i fokusuar te e ardhmja.

-A ishe ti kurban i përplasjes Meta-Kryemadhi?

Kam parë shumë lajme të tilla, por s’kam lidhje me këtë. Unë kam bërë detyrën time. Kam qenë i pari në front. Të gjithë dinë rolin tim.

-Bëje pjesë te ekipi i Kryemadhit apo i Metës?

Unë kam qen pjesë i një ekipi që synon që vendin ta çojë në BE. Endrit Braimllari në çdo funksion ka pasur parimin kryesor për të ndihmuar ekipin dhe jo individin.  

 

Lini një Përgjigje