TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2025, 10:45

KGB-ja e Nesti Angonit: Si i ka përgjuar Rama të gjithë bashkëpunëtorët e tij ndër vite

Shkruar nga Pamfleti
KGB-ja e Nesti Angonit: Si i ka përgjuar Rama të gjithë
Edi Rama/ Foto nga Facebook

Materialet e Nesti Angonit, (tashmë nuk ka dyshime që është Edi Rama), tregojnë se kjo ndjekje nuk ka nisur në kohën kur Kryeministri ka ardhur në qeveri, por shumë më herët.

Intervista e fundit e Arben Ahmetajt për mediat ndërkombëtare nuk tregoi aq shumë, por sa hapi siparin e një dukurie, që është thelbi i një fenomeni të lidhur me Edi Ramën, pushtetin e tij dhe historinë e burgosjes së bashkëpunëtorëve të vet ndër vite. Që duket se ka ndodhur në bazë të një grafiku, të cilin në të vërtetë Edi Rama e ka bërë publik, në një kongres të PS, para tre vitesh, kur shpalli se do t’i çonte për veshi njerëzit e tij në SPAK.

Ishte koha, kur për herë të parë Rama foli për Sali Berishën, Ilir Metën, 21 janarin e Gërdecin, duke krijuar një furtunë, pasi i kërkoi SPAK-ut të nisë hetimet për Saliun dhe Ilirin.
Atë fjalim, Edi Ramës ja përdori Sali Berisha dhe mbështetësit e tij si një urdhër ndaj SPAK për të nisur hetimet ndaj tyre.
Po t’i kthehemi historisë së hetimeve të SPAK, shohim se denoncimi i parë i nivelit të lartë ka ardhur pak para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Taulant Balla për Dosjen ‘Partizani’.
Më pas ndodhi denoncimi i Monika Kryemadhit, e cila dërgoi materialet për inceneratorët në Prokurorinë e Posaçme. Më pas u shtuan edhe denoncimet e nismës ‘Thurje’ për sterilizimin etj., etj.
Ndërkohë që hetimi për inceneratorët vijonte u shtuan denoncimet për Arben Ahmetajn, i cili për Edi Ramën, konsiderohet si njeriu që furnizoi Ilir Metën me dokumentet e djegësit të Tiranës.
Hetimi për Ahmetajn, siç ndodhi, ishte një ndjekje e shpenzimeve familjare që nga fillimet e punës së tij në qeveri, njëjtë edhe me hetimet që sot po shohim kundrejt Erion Veliajt.
Në SPAK kanë shkuar denoncime anonime që kanë ndjekur në gjeneze ngritjen e pasurisë, duke krijuar kështu një evidencë të qartë të njerëzve të tij. Rasti ‘Ahmetaj’ e ‘Veliaj’, tregon se Edi Rama nuk i ka mbledhur rastësisht evidencat që më pas kanë përfunduar në SPAK. Por kjo është një punë e një policie sekrete që ai ka ngritur prej kohësh, e që përndjek 24 orë në 7 ditë, të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Materialet e Nesti Angonit, (tashmë nuk ka dyshime që është Edi Rama), tregojnë se kjo ndjekje nuk ka nisur në kohën kur Kryeministri ka ardhur në qeveri, por shumë më herët. Dosja ‘Veliaj’ tregon se kemi të bëjmë me një ndjekje shumë të hershme të tij, që nga koha që ai ishte pjesë e organizatës ‘Mjaft’.

Kjo tregon se Rama ka ngritur një polici sekrete tipike alla NVKD-alias ÇEKA e më pas KGB. Ku nuk ka ditë të jetës së një bashkëpunëtori të tij, që të mos jetë e ndjekur apo përgjuar. Nuk ka transaksion apo veprimtari, që të mos jetë e shënuar. Për t’ia përdorur më pas.

Në intervistën e tij, Arben Ahmetaj thotë se edhe dadoja e tij filipinase i dërgonte foto policisë sekrete. Që tregon realisht një rrjetë merimange të frikshme. E cila nuk është përqëndruar vetëm tek këta persona që Edi Rama i ka çuar ‘për veshi’ në SPAK, por edhe me të tjerë, të cilët i ka mënjanuar, duke u treguar se ka dosje të frikshme ndaj tyre, e më pas, ata kanë mbyllur gojën.

Ose kanë thënë se kanë ‘operuar dhëmbadhët’ e nuk flasin dot.

Po të shohësh në listën e fundit të kandidatëve për deputetë, Rama, ka larguar pikërisht ata socialistë për të cilët nuk ka arritur dot të ketë dosje kompromentuese. Petro Koçi e Lavdrim Krashi janë shembujt më kërcitës, po padyshim ka edhe të tjerë.

Për Koçin e Krashin, KGB-ja e Bablokut të Ymer Lalës doli bllof, ndaj vendosi që të mos i kandidojë. Sepse nuk i kap dot, nuk i shantazhon në një moment kur ata, pra deputetët t’i duhen.
Kjo është fiks ideja e Edi Ramës, një filozofi tipike staliniste a enveriste, sit ë duash quaje.
Babloku ka dosje jo vetëm për këto që ka dërguar në SPAK, por për të gjithë njerëzit e tij. Thjesht ai po dërgon në Prokurori ato që ai do, duke e përdorur pikatoren si instrument politik. Për të krijuar deterrencën e vetes dhe klanit të ngushtë të tij./Pamfleti

kgb-ja e nesti angoni si i ka përgjuar rama të gjithë bashkëpunëtorët e tij

Lini një Përgjigje