
Kryeministri Rama është pyetur në rubrikën “Sy m’sy” lidhur me arratisjen e presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës.
“A jeni mërzitur që të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi”, e pyet komentuesi. Rama i përgjigjet duke thënë se “historia e miqve të mi çetnik është një budallallëk me brirë”.
“Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim por flet si pa arsim, duhet ta dish që ë gjithë kjo historia e miqve të mi çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharak”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje