TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2025, 08:55

‘Do merrni Noc Rrokun’/ Rama i kthehet komentuesit: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh, po bën tifozin

Shkruar nga Pamfleti

‘Do merrni Noc Rrokun’/ Rama i kthehet komentuesit: Më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me komunikimin me qytetarët në ‘Sy m’sy”.

Një nga qytetarët i ka komentuar se më 11 maj nuk do të jetë PS ajo që do të fitojë dhe do të marrë një mandat të katërt.

Rama i tha komentuesit që të investojë për të marrë pasaportën europiane, ndërsa theksoi se ka frikë se më 11 maj do të zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve.

“Do merrni Noc Rrokun”, shkruan komentuesi.

"Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5", tha Rama. 

Lini një Përgjigje