
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me propagandën e tij për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka premtuar se paga minimale në muajin qershor, me vendim qeverie, do të bëhet 500 euro.
Rama tha se ky vendim do hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.
"830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1000 euro.
Pagën minimale e kishin 157 euro, tani e kemi 400 euro. Dhe me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026.
Ndërkohë shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh se sa ai që ka probleme me dëgjimin", tha Rama.
Lini një Përgjigje