
Kryeministri Rama ka ironizuar kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha gjatë rubrikës “Sy m’Sy”.
Ai iu përgjigj një komentuesi i cili e pyeti nëse do të bëjë foto me Bashën, duke iu referuar videove me këngë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.
“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shoku im në diasporë”, iu drejtua qytetari.
“E do me autograf të përbashkët shoku në diasporë?! Për foton nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër se kështu fizikisht nuk puqemi me njëri-tjetrin. Nuk jemi larg syve dhe larg zemrës, jemi larg syve dhe sytë në zemër”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje