Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për integrimin europian të vendit.
Tabaku u shpreh se Kryeministri kërkon të dërgojë biznesin në BE vetëm “me të mbathura, pa teknologji apo investime”.
Ajo theksoi se deklarata e kryeministit se “do ju jap pasaportën’, e hedh në lumë biznesin.
'Ju e dëgjoni kryeministrin qe flet “do të shkojmë në BE në 2027”. Por si do të shkojë biznesi në BE në 2027? Sepse ai thotë “do ju jap pasaportën’, por biznesin e hedh në lumë.
Ne kemi nisur diskutim me biznesin për ta bërë gati për procesin e integrimit. Sot qeveria thotë që “biznesi do të shkojë me të mbathura në BE, pa investime, pa teknologji e standarde. Ndërkohë që kemi gati planin për gatishmërinë e biznesit për BE, jo vetëm me investime por edhe me politika pro biznesit.', tha Tabaku.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha sot ka shpalosur programin për taksat dhe tarifat nëse opozita në 11 Maj do të vijë në pushtet. Ish-kryeministri premtoi uljen të madhe të taksave. Në të gjitha aspektet, nga ndërtimi, tek plehrat, por edhe bizneset. Megjithatë, nuk tregoi, sa është fatura e programit elektoral të PD-së.
Lini një Përgjigje