
Në pushtetin e parë, Saliu krijoi drejtësinë e plepave, dhunoi e burgosi gazetarë; në pushtetin e dytë kërcënoi, joshi e përdori drejtësinë, bleu pronarët e mediave; e po kështu Edi Rama, gjatë 12 viteve ka blerë mediat dhe ka tentuar disa herë të bëjë ligje për t’i goditur e ka kërcënuar drejtësinë, ndërsa tani janë bërë bashkë kundër pavarësisë së tyre...
Në muajin maj 2024, u krijuan dy komisionet e posaçme parlamentare “Xhafaj” e “Braçe”, me objekt veprimtarie kundër SPAK e institucioneve të drejtësisë së re, dhe kundër mediave të lira që nuk i kanë frikësuar, nënshtruar e nuk kanë mundur t’i blejnë.
Me urdhër të Sali Berishës, PD nuk ka marrë pjesë publikisht në komisionet Anti-SPAK e Anti-media të drejtuar nga Fatmir Xhafaj e Erion Braçe, por ka marrë pjesë “de fakto” skutave.
Sepse Sali Berisha e Edi Rama, janë në të njëjtën linjë e në të njëjtin front sulmi kundër drejtësisë: njëri në proces gjykimi e hetimi për disa dosje aferash e krimesh të rënda, ndërsa tjetri në hetim për shumë afera korrupsioni, por i pa prekur ngaqë ka mandat kryeministri.
Prandaj, Sali Berisha që ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese edhe vendime qeverie e ligje rutinë, madje dhe vendimin për mbylljen e “Tik-Tok”, nuk ka ankimuar dy vendimet për ngritjen komisioneve anti-kushtetuese kundër pavarësisë së SPAK, drejtësisë e lirisë së mediave.
Në pushtetin e parë, Sali Berisha krijoi drejtësinë e plepave, dhunoi e burgosi gazetarë, ndërsa në pushtetin e dytë kërcënoi, joshi e përdori drejtësinë dhe bleu pronarët e mediave, duke i përdorur, por të njëjtat merifete do bëjë edhe nëse i realizohet ëndrra për të ri-ardhur në pushtet.
Edhe Edi Rama, gjatë 12 viteve në pushtet ka blerë mediat e ka tentuar 7 herë, të bëjë ligje për të kërcënuar, goditur e nënshtruar zërat e lirë; ka blerë, kërcënuar e përdorur disa segmente të drejtësisë, në funksion të skemave e paprekshmërisë së tij e godotjes së rivalëve brenda PS.
Pasi drejtësia e re, ka prekur Sali Berishën e Ilir Metën dhe ka ”trokitur” te porta e Edi Ramës; këta filluan sulmet e sajuan komision anti-kushtetues kundër SPAK, për ta trembur e për ta marrë peng.
Nësë nuk do ta nështrojnë dot me komisionin “Xhafaj”; atëherë, pavarësisht se cila parti i fiton zgjedhjet e 11 majit, do zbatohet projekti i Sali Berishës për të shkrirë SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, nën maskën e gjoja ri-formatimit, ndërsa për mediat e lira që u denoncojnë aferat, do përdorin metodat dhe marifetet alla ‘Putin’ e ‘Erdogan’.
Me këtë projekt të përbashkët anti- SPAK e Anti- media, shpjegohet dhe fakti, që Sali Berisha, nuk i ka ankimuar Vendimet nr 25 e nr. 26 datë 13 mars 2025 të Kuvendit, që kanë zgjatur afatin e veprimtarisë së komisionit parlamentar “Xhafaj” deri në fund të muajit korrik e të komisionit “Braçe” deri në muajin shtator 2025.
Sali Berisha, e di që këto dy vendime janë anti-kushtetuese, sepse komisionet parlamentare pushojnë së vepruari e shfuqizohen 4 muaj para zgjedhjeve, por ai nuk i çon në kushtetuese as tani që po u zgjatet afati, kur parlamenti është mbyllur./Pamfleti
Lini një Përgjigje