TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 16:26

‘Bufi kullufiti gjelin e detit’, Rama në Elbasan: Dash Sula u la jashtë se nuk do i bindej Berishës më 12 maj

Shkruar nga Pamfleti

‘Bufi kullufiti gjelin e detit’, Rama në Elbasan: Dash Sula u

Nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputet të Partisë Socialiste në këtë qark, Kryeministri Edi Rama ka vijuar batutat në drejtim të kreut demokrat Sali Berisha, por edhe deputetit Dashnor Sula, që ngeli jashtë listave të kandidatëve të PD-së.

‘Bufi e kullufiti gjelin e detit”, iu drejtua Rama të pranishmëve në sallë, duke iu referuar në këtë mënyrë faktit se Berisha la jashtë listave Sulën, deputetin e Peqinit, që kreu socialist e konsideroi si një ‘deputet të lodhshëm’ në debatet parlamentare.

Por këtu në Elbasan keni e të tjerë, si Dash Sula, që unë i them Gjeli i Detit, ai fitoi Primaret në Elbasan. Nëse mua do më vinte rasti me heq ndonjë nga lista e tyre është pikërisht Dash Sula, se është më i lodhshmi nga ata atje. Ndaj edhe i them unë atij gjeli i detit. Mua më vjen mirë që ai s’do jetë në Parlament, se nuk ka gjë më të mirë se kur kundërshtarin tënd ta vret vetë kundërshtari jot. Por edhe kandidati i Kavajës që fitoi Primaret dhe nuk figuron fare në listë. Votat e kënetës, por ishin vota, pse i hoqën ato?”, tha Rama.

Në vijim, Rama tha se Berisha i kullufiti kandidatët jo për 11 majin, por për 12 majin.

Bufi është përgatitur për opozitë, ndaj Dash Sula u hoq për 12 majin jo për 11 majin, edhe ai kandidati Kavajës u hoq për 12 majin. Se kur bufi të dali më 12 maj zgjedhjet u vodhën, çohuni e të tjerë, zor se Dash Sula do e ndiqte nga pas për të protestuar dhe kërkuar zgjedhje të reja. Ndaj edhe bufi i kullufiti dhe ngeli gjeli pa listë. Se ka ngelur gjeli tani fushave”, tha kryeministri.

Madje Rama komentoi edhe reagimin e Berishës, sipas të cilit, "bufi është i mençur dhe mbahej nga perandoreshat në Romë dhe Greqi". Rama ironizoi duke thënë se "Bufi i kënetës së Karavastasë është vërtetë i mençur, por jo ai i Tiranës".

"Bufi e kishte pranuar sot, kjo është gjë e mirë, kishte thënë se bufi është gjë e mençur që është vlerësuar edhe në lashtësi. Bufin e respektoj vertetë për kënetën e Karavastasë jemi të gatshëm ta mbështesim bufin për atë në Tiranë. Ufi i mençur është ai i kënetës jo ai që proteston në Tiranë", u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje