TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 15:15

Evi Kokalari: LaCivita ka bërë diçka me mend në raport me Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari: LaCivita ka bërë diçka me mend në raport me

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila është një nga kritiket e forta të kreut demokrat Sali Berisha, thekson në një postim në rrjetet sociale, se mes tij dhe Chris LaCivita ka stonim dhe nuk përputhen fare.

Kokalari ka reaguar pasi Berisha sot zgjodhi t'i përgjigjej Kryeministrit Edi Rama, i cili prej javësh e etiketon si ‘bufi i kënetës”.

Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar”, u shpreh Berisha në reagimin e tij, duke e cilësuar Ramën një injorant.

Por, Kokalari e konsideron reagimin e sotëm të Berishës si diçka me mend që ka bërë Chris LaCivita.

E bëri dicka me mend dhe LaCivita. i shpjegoi Berishës që bufi është simbol i mençurisë (në Amerikë).

Në Shqipëri bufi simbolizon diçka të frikshme, që ngjall vdekje, prandaj dhe Berisha nuk i është përgjigjur deri tashti Ramës.

Nuk përputhen hiç mentaliteti i LaCivitës dhe Berishës, madje stonojnë theksueshëm”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje