TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2024, 17:29

Luan Baçi mesazh Bardhit: Kandidat për kryeministër të jetë Berisha, asnjë deputet nuk ka të drejtë të merret me listat e 2025

Shkruar nga Pamfleti

Luan Baçi mesazh Bardhit: Kandidat për kryeministër të

Deputeti i PD-së së Rithemelimit Luan Baçi ka deklaruar se Sali Berisha është kryeministri më i mirë që mund të ketë opozita pas zgjedhjeve të 2025-ës.

Baçi vuri në dukje se lista e kandidatëve për deputetë do të përcaktohet nga primaret brenda partisë, dhe jo nga Berisha apo Bardhi. Ai kërkoi nga 10 deputetët e grupit Basha të reflektojnë dhe t’i bashkohen PD-së së Rithemelimit sikurse bëri grupi Bardhi.

PD ka statutin e saj dhe në Kuvendin e PD-së iu parapri me ndryshimet në statut që të kishte një riorganizim, nisur nga kushtet ku ndodhet, dhe këto dispozita tranzitore janë të përkohshme për të rregulluar bashkëpunimin në strukturat e PD, dhe atyre deputetëve që nuk kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor që ka zhvilluar PD këto dy vite. Nuk ka pasur ndonjë problematik te strukturat, përveç debateve dhe diskutimeve, ato kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë. I vetmi problem që shoh që duhet riparuar është që edhe ata deputet që vazhdojnë t’i bëjnë karshillëk PD-së dhe demokratëve, nuk kanë më kohë të presin, duhet të reflektojnë në mënyrë të menjëhershme që të vijnë te demokratët, edhe këta 10 deputetë. Asnjëherë s’jemi ndarë për fare. Edhe këta kolegë të tjerë deputetë, janë 10, duhet të reflektojnë dhe të vijnë te demokratët, sepse është e sigurt që s’kanë të ardhme atje ku janë, edhe pse Basha vazhdon t’i mashtrojë. E ka dhunti mashtrimin”, tha ai në “MCN”.

Deputeti tha se mendimi i tij personal është që Berisha duhet të jetë kryeministri i qeverisë së djathtë, ndërsa shtoi se lista e deputetëve përcaktohet nga anëtarësia.

Një qeveri hije s’mund të dalë nga kryetari i partisë, apo struktura, qeveria përcaktohet nga vota e demokratëve. Berisha e ka thënë publikisht që kryeministri i qeverisë së djathtë do kalojë në votim, kush do jetë kryeministri. Berisha e ka të gjithë të drejtën që të garojë për kryeministër. Nëse do mendimin tim personal unë jam që kryeministër i ardhshëm i PD të jetë Sali Berisha. Në të gjitha këndvështrimet që e shoh, do jetë kryeministri më i mirë që ka opozita. Nuk ka një problem me SHBA-të, por me një shpallje non grata që është e kontestueshme”, deklaroi Baçi.

I pyetur a po përgatitet PD e Rithemelimit për listat e kandidatëve për deputetë, Baçi tha: “PD s’ka si të merret me listat, s’e bën dot as Berisha, sepse nuk e lejon statuti. Statuti e parashikon që lista do kalojë nëpërmjet anëtarësisë, do votojnë të gjithë një anëtar një votë”.

I pyetur a ka epërsi Gazment Bardhi në përcaktimin e listave për deputetë brenda PD-së së Rithemelimit, Baçi tha: “Nëse mblidhet Këshilli Kombëtar dhe të bëjë ndryshime për të riparë mënyrën si do bëhen listat. Në momentin që flasim askush nuk ka të drejtë të mendojë ndryshe. Nuk ka deputetë të privilegjuar, apo të paprivilegjuar. Nuk vendos dot as Berisha, as Kryesia e PD, përveç anëtarëve të PD”.

Lini një Përgjigje