TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2024, 14:55

Pajtimi i opozitës me PS, Erion Braçe: Kanë vdekur njerëz, pse nuk hetohet koncesioni i Dializës?

Shkruar nga Pamfleti
Pajtimi i opozitës me PS, Erion Braçe: Kanë vdekur njerëz,
Erion Braçe

Ngritja e dy komisioneve hetimore, të kontratave koncensionare në Shëndetësi “pajtoi” Rithemelimin me Mazhorancën, por mes 95 kartonëve jeshilë për hetimin e sterilizimit dhe check up-it, ra në sy abstenimi i Erion Braçes.

I pyetur në lidhje me këtë, Braçe u shpreh se mospërfshirja në komision e dy kontratave koncesionare tregon për "konflikt të qartë të interesit dhe mbrojtjen e përfituesve të këtyre kontratave". 

Duke iu referuar një ngjarje të disa viteve më parë kur 4 veta gjetën vdekjen dhe disa të tjerë u plagosën në pavionin e hemodializës në "Spitalin Amerikan" me administrator Klodian Allajbeun, ai tha se ajo kontratë koncesionare duhet të hetohet, sepse “ka pasur probleme të rënda në zbatimin e saj, kanë vdekur njerëz”.

“Abstenimi ka dy elementë të rëndësishëm: Unë nuk mendoj që një hetim politik i parlamentit duhet të konkurrojë hetimin penal të një strukture të posaçme, siç është SPAK. Parlamenti e ka të ndaluar me ligj të kryejë hetime penale. Hetimet që kryen parlamenti nuk mund të shërbejnë për të ngritur akuzë penale dhe s’mund të konkurrojë me asnjë institucion të drejtësisë.

E dyta kur e kanë paraqitur kërkesën kanë thënë 'kontrata koncesionare në shërbimin shëndetësor', që janë katër. Pse u hoqën dy? Për shkak të konfliktit të interesit, të marrëdhënies konstante me përfituesit e këtyre kontratave? Në njërën prej tyre ka pasur probleme të rënda të zbatimit të saj, kanë vdekur njerëz.

Si ka mundësi që nuk hetohet zbatimi i asaj kontrate? Ky është korruptim i antikorrupsionit në funksion të mbrojtjes së një individi që ka përfituar kontrata koncesionare”, tha Braçe.

erion braçe koncesioni i dializës

Lini një Përgjigje