TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2024, 13:59

A do të drejtohet Himara nga Vangjel Tavo pas arrestimit të Jorgo Goros ? Përgjigjet ministri Balla

Shkruar nga Pamfleti
A do të drejtohet Himara nga Vangjel Tavo pas arrestimit të Jorgo
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur ditën e sotme në lidhje me bashkinë e Himarës dhe cili do të jetë në krye të bashkisë ndërkohë që kryetari i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg, dhe kryetari që ishte në detyrë Jorgo Goro ka dhënë sot dorëheqjen nga qelia e paraburgimit.
Balla u shpreh se rastet e krijimit të vakancave të krijuara në çfarëdo lloj forme, parashikohen në ligjin për organizimin e qeverisjes vendore.

Në lidhje me faktin se a do të jetë Vangjel Tavo ai që do të drejtojë këtë bashki, balla tha se qeveria do të zbatojë ligjin.

“Ligji për organizimin e qeverisjes vendore parashikon rastet e vakancës të krijuar në të gjitha format. Dorëheqja sapo ka ndodhur. Brenda 48 orësh prefekti njofton organet e qeverisjes ligjor. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë”, tha ai.

Ministri i Brendshëm tha se Partia Socialiste nuk komenton vendim et e drejtësisë, pasi u pyet për qëndrimin e PS për arrestimin e Jorgo Goros.

Balla tha pas mbledhjes së qeverisë se PS mbështet drejtësinë në luftën ndaj korrupsionit dhe shkeljes së ligjit.

“Qëndrimi ynë  është i qartë, nuk komentojmë asnjëherë vendimet e drejtësisë. Drejtësia ka gjithë mbështetjen tonë për të vijuar dhe për të çuar para luftën kundër korrupsionit dhe shkeljes së ligjit.”, tha Balla.

 

bashkia e himares balla jorgo goro

Lini një Përgjigje