TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2024, 20:32

"Rama dhe Lindita po punojnë për bllokimin e heqjes së mandatit të Xhaçkës", Berisha: Mbrojti hajdutin që vodhi pronat e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

"Rama dhe Lindita po punojnë për bllokimin e heqjes së

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me kërkesën e Bardhit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Pas letrës së Nikollës drejtuar Bardhit, e cila hoqi përgjegjësinë nga vetja duke thënë se kërkesa e tij është objekt i organeve të tjera të Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama dhe Lindita punojnë për bllokimin e heqjes së mandatit të Xhaçkës dhe mbrojnë bashkëshortin e saj Artan Gaçin, i cili vodhi pronat e qytetarëve të Himarës.

“Olta, prej 10 muajsh, Edi Rama me Lindën e tij në Parlament, bllokon heqjen e mandatit të kësaj hajduteje të paskrupullt, që e bëri burrin strategjik duke vjedhur pronat e qytetarëve të Himarës”, tha ish-kryeministri Berisha.

“Çdo ditë që kalon, kjo diktaturë e bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen dhe drogën, bëhet edhe më e shëmtuar, edhe më e egër, edhe më e ligë.

Çdo shqiptar për interesin e tij më të mirë, për dinjitetin e tij, të shtrojë pyetjen për zhvillimet e fundit.

Si ka mundësi që ish-kryetari i bashkisë Goro burgoset për hotelin e Olta Xhaçkës? Arjan Gaçe Menaxhment Hotel vazhdon funksionon sikur të ishte me kredencialet më të larta.

Ndërsa Goro ndodhet në qeli pse firmosi falsifikimet e burrit strategjik të Olta Xhaçkës.

Olta, prej 10 muajsh, Edi Rama me Lindën e tij në Parlament, bllokon heqjen e mandatit të kësaj hajduteje të paskrupullt, që e bëri burrin strategjik duke vjedhur pronat e qytetarëve të Himarës.

Kjo ndodh sepse Edi Rama, kujtoni pak, kur njëlloj siç mbronte Beqajn me gërshërët e thyera dhe pincat e thyera, mbronte vjedhjen e Oltës dhe të shoqit, duke u thënë gazetarëve se nuk ka asnjë ankesë për pronat aty, se gjithçka është në përputhje me ligjin.

Kjo se Edi Rama ishte aksioner i Oltës, i Artanit dhe i të gjithë hajdutëve të bregut.

A do pranojmë ne mashtrime të tilla?

A do pranojmë ne mbrojtjen që i bën Altin Dumani, ky faqezi që nuk ka nder as moral dhe as ligj, që arreston me urdhër dhe është bërë parzmore me grupin e tij kriminal, i krimeve monstruoze të qeverisë?”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje