TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2024, 19:01

Hall në burg e hall në detyrë, OMONIA nuk gjen karar me Jorgo Goron: SPAK i shërben Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Hall në burg e hall në detyrë, OMONIA nuk gjen karar me Jorgo

Sekretari i OMONIA-s Marin Suli ka hedhur akuza në drejtim të prefektit të sapo emëruar të Vlorës, Vangjel Tavo.

Suli tha se ai dhe drejtuesi politik i socialistëve Blendi Klosi po bëjnë pazare se kush do të zërë vendin e Jorgo Goros, ish-kryetarit të Bashkisë të arrestuar.

Në një intervistë për "A2 CNN", ai u shpreh se për këtë do të ketë shumë shpejt prova që e vërtetojnë një fakt të tillë.

Ndër të tjera, sekretari i OMONIA-s hodhi akuza edhe për SPAK, duke thënë se po vepron sipas agjendës politike të kryeministrit Edi Rama.

“SPAK është vënë në krye të agjendës politike të Ramës, që të mos i krijojë asnjë siklet politik. Tavo nuk është nga Vlora, nuk ka lidhje me minoritarët e qarkut të Vlorës, është një mish i huaj në qarkun tonë, nuk do të pranohet kurrë. Prisni se do ketë zhvillime, a mund të bëjë një mbledhje bashkie një prefekt? Po bëhet mbledhja e asamblesë së PS në Himarë dhe në tavolinë e kryeson Tavo dhe Klosi dhe janë duke bërë Pazar, do shkosh ti apo do shkoj unë në vend të Jorgo Goros. Shumë shpejt do kem dhe prova fotografie”, tha Suli.

Lini një Përgjigje