Burime ushtarake bëjnë të ditur për ‘Pamfleti’-n se kemi të bëjmë me një ngarkesë “delikate”. Ky është ndajshtimi që i kanë përcaktuar eprorët e lartë të Flotës së Gjashtë Amerikane që po e mbajnë nën vëzhgim këtë Flotilje
Një flotilje prej tre anijesh të Flotës Luftarake ruse, ka kaluar në mëngjes kanalin e Siçilisë dhe i është afruar Detit Jon.
Burime të rëndësishme nga NATO bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një inkursion nga Veriu i thellë, me një ngarkesë luftarake totalisht sekrete, që deri tani, Flota e Gjashtë e Mesdheut e NATO-s nuk ka arritur ta identifikojë.
Gjithsesi, , që nga Deti Jon ka hyrë në Mesdhe, në Kanalin e Siçilisë, por që ka të dhëna që është kthyer mbrapsht dhe po qëndron në ujërat e detit të rëndësishëm që lag edhe Shqipërinë.
Dy nga anijet e kësaj flotilje, bëjnë të ditur burimet ushtarake nuk janë projektuar për të transportuar mallra apo operacione logjistike. E këtu vjen informacioni i frikshëm: misioni i tyre është për të zbarkuar trupa dhe mjete pushtimi.
Itinerari i Flotiljes ruse ka përshkruar rrugët detare të lejuara nga ligji ndërkombëtar. Ujërat Ndërkombëtare lejojnë çdo anije që të kalojnë në territoret e njohura ndërkombëtare siç është Mesdheu. Që realisht ka qenë e është një nga zonat ku pjesë e Flotës luftarake ruse qëndrojnë vazhdimisht, megjithatë, aspekti operativ i përbërjes së flotiljes është shqetësues.
Rasti më i fundit, kur një grup anijesh ruse kanë qëndruar në ujërat e ngrohtë ka qenë viti 2016, pak para grushtit të shtetit në Turqi. Ku edhe atëherë në barkun e anijeve luftarake ndodheshin trupa zbarkimi, të cilat ndihmuan Erdoganin në përplasjen me kundërshtarët e tij.

Po këtë herë përse kanë ardhur po i njëjti kontigjent në Detin Jon?
Cilës emergjencë do t’i përgjigjen forcat ruse?
Fakt është se është një informacion që nuk është shpërndarë as në kanale pro ruse e as perëndimore. Gjithçka ka rrjedhur nga kanalet komandës së lartë të krahut jugor të NATO-s në Napoli, ku mësohet se Flota e Gjashtë Amerikane ka marrë të gjitha masat për një përplasje të fortë me rusët nëse do të ketë rezistencë.
Deri në këto momente, po flitet se nëse flotilja ruse do të afrohet në brendësi të detit Tirren ku ndodhen bazat e NATO-s, do të ndalohet edhe me forcë.
Ka zëra se anijet ruse do të kthehen mbrapsht ose do të kërkojnë strehim në Afrikën e Veriut, ku SHBA i ka kërkuar Egjiptit që të mos bëhet palë me Moskën.
Por këto janë informacione krejt sipërfaqësore që vijnë edhe nga kaosi që çon kjo situatë emergjente, që më shumë po menaxhohet pa zhurmë.
Gjithsesi kjo është hera e dytë që në brigjet shqiptare vijnë anije luftarake ruse, e që rrezikojnë fuqishëm sigurinë kombëtare në vend./Pamfleti
Lini një Përgjigje