TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2024, 14:18

Emrat/ 20 deputetë me vila, apartamente e biznese, marrin nga 4200 Euro në vit për qira banese

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ 20 deputetë me vila, apartamente e biznese, marrin nga 4200 Euro
Ikonat e përfitimeve Baftjar zeqo dhe Fadil Nasufi /

Këtë e marrin përveç pagës mujore 3.1 milionë lekë dhe bonusit për telefon, karburant, dieta, ushqimi, udhëtimi e hoteli dhe marrje pjesë në komisione që u shkojnë 5000 Euro në muaj...

Në borderonë e trajtimit financiar të deputetëve, është dhe një kolonë pagese e emërtuar “Ri-mbursim për qira banese”, ku sipas listës, kryetarja Lindita Nikolla, shpërblen 20 deputetë me bonus qiraje nga 350 Euro në muaj, ose nga 4200 Euro në vit secilit.

Linda e parlamentit, sqaron se kjo pagesë, u jepet mbështetur në Vendimin Nr. 114/2014 të Kuvendit, sipas të cilit trajtohen deputetët e pastrehë, që nuk kanë asnjë banesë në vendbanimet e tyre, dhe shteti u paguan qiranë për 2 muaj, deri sa të marrin banesë me kredi bankare e afat 30 vite, me garanci e interes që ua paguan shteti.

Por 20 deputetëve, që krye parlamentarja Lindita Nikolla, u paguan 350 Euro në muaj për qira banese nga taksat e shqiptarëve; janë të gjithë me vila, apartamente e biznese në zonat ku janë zgjedhur e kanë banuar dhe në Tiranë, madje kanë të punësuar në shtet të gjithë familjarët e tyre.

Deputetë që marrin nga 350 Euro shtesë në muaj për qira banese:

1. Antoneta Dhima, deputete e Fierit (PS).

2. Baftjar Zeqaj, deputet i Fierit (PS).

3. Fadil Nasufi, deputet i Beratit (PS).

4. Nustret Abdulla, deputet i Fierit (PD+PDIU).

5. Enslemvera Zake, deputete e Korçës (PS).

6. Teuta Ramaj, deputetete e Vlorës (PS).

7. Sorina Koti, deputete e Korçës (PD).

8. Arbi Agalliu, deputet i Vlorës (PD).

9. Ilir Pendavinji, deputet i Korçës (PS).

10. Gledis Çeliku, deputet i Shkodrës (PSD).

11. Meri Markiçi, deputete e Shkodrës (PSD).

12. Saimir Korreshi, deputetet i Lushnjes (PD).

13. Eralda Bano, deputete e Lushnjes (PD).

14. Greta Bardeli, deputete e Shkodrës (PD).

15. Niko Kuri, deputet i Sarandës (PS).

16. Anduel Tahiraj, deputet i Vlorës (PS).

17. Pranvera Resulaj, deputete e Vlorës (PS).

18. Hatixhe Konomi, deputet i Beratit (PS).

19. Mirela Pitushi, deputetete e Fierit (PS).

20. Gëzim Ademaj, deputet i Vlorës (PD+PDIU)

Këtë vlerë financiare, ata e marrin përveç pagës 3.1 milionë lekë dhe bonusit për telefon, karburant, dieta, ushqimi, udhëtimi e hoteli dhe marrje pjesë në komisione që u shkojnë 5000 Euro në muaj.

Me Vendimin Nr. 114/2014 të Kuvendit, i hartuar sipas ligjit për trajtimin e të pastrehëve dhe ligjit për trajtimin e deputetëve, pagesë qiraje për strehim, duhet të përfitojë vetëm ai deputet që nuk ka fare banesë në pronësi dhe duhet të deklarojë një kontratë qiraje reale me një pronar banese.

Këta 20 deputetë që trajtohen me qira për strehim, zotërojnë biznese, kanë vila e apartamente në qytetet e tyre dhe  në Tiranë, por deklarojnë sikur janë të pastrehë e bëjnë kontrata qiraje fiktive, si Fadil Nasufi, Baftjar Zeqaj etj./Pamfleti

20 deputetë apartamente biznese qira banese

Lini një Përgjigje