TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2024, 15:29

Vrapimi maleve dhe hipja majë hekurave, Ilir Meta: Jam në formë të shkëlqyer, në prill do të ngjit majat më të larta!

Shkruar nga Pamfleti

Vrapimi maleve dhe hipja majë hekurave, Ilir Meta: Jam në formë

Ilir Meta ka shuar enigmën e ngjitjes së maleve dhe hipjes nëpër paralele. Jo vetëm kaq, por ai i ka sfiduar të rinjtë se duke filluar nga prilli do të nisë ngjitjen e majave më të larta.

Si duket kreu i PL është rikthyer në kohën kur ishte president, ku sa herë amerikanët i kujtonin se mund të jetë “non grata” merrte malet. Tani që po flitet se SPAK i ka qepur letrat, ish-presidenti si duket ka dalë sërish nga binarët.

"Asgjë nuk ka ndryshuar. Ju e dini që pata disa probleme shëndetësore që vinin si rezultat i moskujdesit për veten.  Ndonjëherë kujdesi i  tepruar për tjerët dhe moskudesi për veten të krijon probleme që të kujdesesh edhe më tepër për të tjerët. Dhe siç e shikoni forma fizike është e niveleve më të larta. Nga muaji prill rifillon ngjitja e majave më të larta të Shqipërisë që nuk i kam bërë deri tani. Mesazhi është se sporti duhet të jetë prioriteti ynë. Në këtë mënyrë duhet të edukojmë dhe të rinjtë, ti largojmë nga veset e kanabisi që shpërndahet nëpër shkolla. Sepse nuk ka pasuri më të mëdha për asnjë njeri sesa shëndeti. Një shoqëri që investon në sport investon shumë më pak në shëndetësi.

Për sportin do vazhdojmë me intensitet të lartë, nëse doni të na bashkoheni duhet të bëni stërvitje e teste, sepse ne nisemi për të kapur majat dhe jo për të bërë piknik. Kur nisemi për të kapur majat shkojmë drejt majave. Pas majës së Korabit e Jezercës kemi për të shkuar në një tjetër majë. Do ti bëjmë të gjitha sepse në këtë mënyrë dhe frymëzohemi dhe ti edukojmë të rinjtë me sportin, duke njohur Shqipërinë bukuritë e saj e duan më shumë e mbrojnë më shumë dhe bashkohen që ti japin fund shpopullimit”, tha ai në një koferencë me gazetarët.

 

Lini një Përgjigje