TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2024, 14:52

Te enjten konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’, zbardhen emrat nga PS dhe opozita

Shkruar nga Pamfleti
Te enjten konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’,
Komisioni Hetimor në Shëndetësi

Të enjten orën 10:00 në sallën e Komisionit parlamentar të Ligjeve do të konstituohet grupi i dialogut për ligjet me 3/5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian. 

Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. 

Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se njëri anëtar do të jetë nga Rithemelimi, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho nga partia e Lirisë, ndërsa anëtari iu propozua një deputeti nga grupi Basha, por ftesa u refuzua publikisht nga kryetari i PD-së së vulës. Në këto kushte, Rithemelimi do çojë të anëtare zëvendësuese, Dhurata Çupin.

Nga mazhoranca anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. 

Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas  në dakordësi me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë reformën zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

Edhe pse nga komisionet hetimore u lanë jashtë, grupit të Lulzim Bashës iu rezervua një vend në komisionin ku do të diskutohet për ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota. Madje ftesën që t’i bashkohen tryezës së dialogut me mazhorancën ia bëri Gazment Bardhi.

Por Basha e ka refuzuar menjëherë ofertën e Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelimit duke theksuar se PD nuk ka bërë betejë për karrige dhe për pazare, por për listat e hapura, për votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore. Përgjigjen Basha ia dha nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD, Durrës.

 Ai shtoi se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi.

emrat nga ps dhe opozita grupi i dialogut për ‘reformat’

Lini një Përgjigje