TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 07:00

LIVE/ Numërimi i votave në rang vendi, rezultatet hap pas hapi në secilin qark

Shkruar nga Pamfleti

PS vijon të jetë në avantazh të thellë ndaj PD, ja situata në rang vendi dhe sipas zonave...

LIVE/ Numërimi i votave në rang vendi, rezultatet hap pas hapi në
Numërimi në rang vendi, PS kryeson

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

19:50- ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1221 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 16798 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 199633 vota, duke blinduar 19 mandate. Ndërsa demokratët me 146152 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë Partisë Mundësia. Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë, teksa ka grumbulluar 20921 vota.

19:47- Votat e diasporës, Rama i rrëmben Berishës edhe një mandat

Në Qarkun e Vlorës, socialistët kanë fituar edhe mandatin e 9, nga 12 të mundshmet. Mandati i 9-të për PS-në e Ramës u fitua me votat e diasporës. Me këtë mandat, PS në rang vendi shkon në kuotën e 83 mandateve. Ndërkohë, demokratët e Berishës dhe aleatët e saj të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ ka 3 mandate në Vlorë.

18:59- Numërohen 61 kutitë e fundit në Tiranë

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1221 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 16798 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.  Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 52 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 144250  votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë Partisë Mundësia. Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 20567 vota.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

18:48- Edhe 100 kuti pa numëruar, PS “çimenton” rezultatin, PD në garë me Shehajn për një mandat

Procesi i numërimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është drejt përfundimit, me më pak se 100 kuti të pambyllura në të gjithë vendin. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë me 82 mandate, duke i dhënë Edi Ramës mundësinë për të qeverisur i vetëm për mandatin e katërt radhazi.

Në rang kombëtar, PS ka marrë 719,967 vota, përkatësisht rreth 52%, duke ruajtur një diferencë të madhe me rivalët.

Nga ana tjetër, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ka marrë 474,067 vota, duke përkthyer në 52 mandate në Kuvend. Opozita ka pësuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara, por është rikthyer si bllok i dytë me peshë, pas bojkotit të vitit 2021.

16:30- Qetësohet situata te KZAZ 40, votat për Partinë Mundësia quhen të ligjshme

Qetësohet situata te KZAZ 40 në Tiranë. Fillimisht pati tensione dhe përplasje, pasi disa fletë votimi u kontestuan nga numëruesit, pasi kishin ngjyrë pak më ndryshe se fletët normale dhe pati dyshime se mund të jenë fletë të falsifikuara. Votat ishin për partinë e Agron Shehajt dhe kjo solli reagime të forta, pasi Mundësia lufton për një mandat në Tiranë. Por pas përplasjeve dhe debateve, KZAZ në fund vendosi t’i cilësojë të ligjshme ato fletë. Sipas kandidatit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, janë shpallur fillimisht të pavlefshme 7 vota të subjektit të tij pa asnjë shpjegim ligjor

15:16- Votat e Greqisë, KAS rrëzon Celibashin

KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Celibashit që diferencoi votat me postë nga Greqia. Sipas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, votat e Greqisë duhet të administrohet nga grupet e numërimit. Pas një kërkese të PD, Celibashi vendosi të lihen mënjanë votat e Greqisë. PD pretendon për parregullsi me argumentin se shumë emigrantë nuk e kanë marrë zarfin dhe ka votuar dikush tjetër në emër të tyre.

14:52- Përplasje në KZAZ 40 në Tiranë/ Policia nxjerr me forcë vëzhguesit e partisë së Agron Shehajt

Kandidatja e Partisë Mundësia dhe vëzhgues të Partisë Mundësia janë përplasur me numëruesit në KZAZ nr 40 në Tiranë lidhur me pretendimet se disa fletë votimi për këtë parti ishin të pavlefshme. Pas revoltës së kandidates që ka kërkuar tu tregohen fletët që pretendohet se janë të pavlefshme, anëtarët e KZAZ kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të nxjerrë jashtë përfaqësuesit e Mundësia.

13:20 Përfundon numërimi në Shkodër, PS i merr një mandat Berishës

Shkodra mbetet një terren i fortë për opozitën, por rezultati tregon një garë të fortë dhe të ngushtë me PS-në. 

13:05- PS merr 19 deputetë në Tiranë, PD në “luftë” me Agron Shehajn për mandatin e 14-të

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1128 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 184,210 vota ose 47.6%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 136,943 vota, që përbëjnë 35.4%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 19,098 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.

12:38-Vota preferenciale/ Hapen kutitë e para në Korçë, renditja e kandidatëve

Në bashkinë e Korçës janë hapur 3 kuti, nga të cilat rezulton se shumicë votash nga demokratët ka marrë Fidel Kreka me 62 vota, ndërkohë që nga socialistët ka marrë shumicë votash Besa Spaho me 133 vota.

10:40: PS dominon qarkun e dytë më të madh pas Tiranës

Qarku i Fierit, i cili për këto zgjedhje ka një rëndësi të madhe për shkak se vjen i dyti në radhë pas Tiranës për nga numri i lartë i mandateve, ka arritur të befasojë dhe vetë socialistët.

Në këtë qark, nga numërimi i deritanishëm, është arritur që Partia Socialiste të triumfojë me rezultatate më shumë nga se ata vetë pretendonin se mund të merrnin.

10:35- Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Shehajt

Partia Demokratike ia rimori një mandat Mundësisë. Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku. Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

09:51- Numërohen mbi 38 mijë zarfe nga diaspora, PS kryeson me mbi 55% të votave; ja sa merr PD

Nga 38266 zarfe të numëruar deri tani (pas mesnate) nga gjithsej 194 889, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 21054 vota, që përbëjnë 55.42% të votave të numëruara deri tani, në tendencë rritjeje. Në vend të dytë është PD me aleatët, me 10762 vota ose 28,32% të votave, me tendencë rënieje. 

08: 30 - 42 mijë vota diferencë, PS eklipson PD në Elbasan

PS vazhdon epërsinë e madhe në qarkun e Elbasanit, ku sipas të dhënave të deritanishme, ka një diferencë me 42 392 vota.Partia Socialiste kryeson me një shumicë bindëse prej 60.5% ose 82,078 vota, duke ruajtur pozicionin e saj si forcë kryesore. Me këtë rezultat PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021. 

Koalicioni PD – ASHM ka pësuar një rënie të ndjeshme, pasi humbin dy mandate nga 4 në zgjedhjet e kaluara.  

07:47- Numërimi i votave në Shkodër drejt përfundimit, kryeson PD; ja sa vota ka marrë secila forcë politike

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)  ka siguruar 37,808 vota, që përfaqësojnë 40.2% të votave të përgjithshme.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) renditet e dyta me 35,305 vota, duke përfituar 37.5% të totalit të votave.

07:25-Vazhdon beteja në Tiranë, Shehaj i merr një mandat PD

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1097 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 128032 votat e marra deri tani kanë 13 mandate, duke humbur një që ia mori partia Mundësia.

07:18- Numërohen 95% e kutive të votimit, 240 mijë vota diferenca mes PS dhe PD; ja kush është forcë e tretë 

Janë numëruar 4880 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 12 qarqet, ku janë numëruar deri më tani 95% e kutive të votimit.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 696,857 vota, ose 52.3%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 448,171 vota, ose 34.1%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 48,545 vota. Më pas vjen PSD me 45,425 vota, partia Mundësia me 39,377 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,900 vota.

23:45- Numërohen rreth 80 për qind e kutive

Procesi i numërimit të votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit, me 4079 kuti të numëruara nga 5225 në total, që përbën rreth 78% të kutive të votimit. Deri në këtë fazë, rezultati tregon një fitore të qartë të Partisë Socialiste, e cila me 560,385 vota ka siguruar 82 mandate, duke e afruar ndjeshëm me shumicën absolute në Kuvend.

Partia Demokratike, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 366,110 vota dhe pritet të ketë 52 mandate, një rezultat që tregon dobësimin e saj në raport me mazhorancën dhe vështirësitë për të ndërtuar një opozitë të fortë dhe koherente.

Nga ana tjetër, partitë e reja dhe forcat alternative kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash, por janë penalizuar rëndë nga sistemi aktual zgjedhor. 

23:21- PS fiton edhe në Pogradec, mbyllet numërimi i votave

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Pogradec, duke konfirmuar një tjetër fitore të thellë të Partisë Socialiste. Sipas rezultatit përfundimtar, PS ka siguruar 14,178 vota, ndjekur nga Partia Demokratike me 8,776 vota, ndërsa koalicioni “Shqipëria Bëhet” ka marrë 1,349 vota.

22.40- Mbyllet numërimi në Mirditë, PD del forcë e parë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Mirditës, ku Partia Demokratike ka dalë forcë e parë me 5,246 vota, që përbëjnë 50.29% të totalit. E dyta renditet Partia Socialiste, me 3,831 vota, ose 36.72% ndërkohë që kujtojmë se vijon ende numërimi për votat e diasporës.

21:50- Mbyllet procesi i numërimit në Tropojë, PD-ja fiton bindshëm!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Tropojës, ku rezultati ka sjellë një fitore të thellë për Koalicionin Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas të dhënave përfundimtare, PD-ja ka marrë 6,056 vota, Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta, me 2,510 vota. Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka arritur të sigurojë 340 vota, përkatësisht 3.75%, duke ruajtur një prani modeste.

21:38- Kukësi, qarku i parë ku mbyllet numërimi

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 18,703 vota, duke siguruar 3 mandate, dhe konfirmuar Kukësin si bastion të djathtë. Partia Socialiste ka arritur të marrë 10,884 vota, që përkthehen në 2 mandate, duke ruajtur një prani minimale në një qark që historikisht ka qenë i orientuar nga e djathta.

0:58- PS zbret në 82 mandate, PD-ja përmbys sërish rezultatin në Lezhë!

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në Qarkun e Lezhës, duke i marrë një mandat Partisë Socialiste. Aktualisht PD-ja kryeson me një diferencë prej 386 votash.

20:51- Mbyll procesin e numërimit edhe Divjaka, PS-ja udhëheq bindshëm! 

Procesi i numërimit është mbyllur edhe në Divjakë, ku Partia Socialiste udhëheq bindshëm. PS-ja ka marrë një fitore me një diferencë me mbi 6 mijë vota ndaj PD-së. Sipas raportimit nga të dhënat e KQZ-së, PS-ja siguroi 10,427 vota ndërsa PD 3,882 vota. Forcë e tretë në Divjakë është renditur Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, me 906 vota, ndjekur nga partia Mundësia e Agron Shehajt me 231 vota.

20:25- Mbyllet procesi i numërimit në Librazhd, PS-ja fiton bindshëm; Shqipëria Bëhet forcë e tretë! 

Procesi i numërimit të votave është mbyllur tashmë edhe në Librazhd. Nga numërimi i të gjitha kutive rezulton PS-ja në avantazh me  9253 vota, e ndjekur nga PD-ja me 3374.

Në vend të tretë rezulton Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 346 vota, ndjekur nga Partia Mundësia me 288 vota dhe Partia Socialdemokrate (PSD) me 219.

20:07- Mbyllet numërimi në Shijak, plas festa në radhët e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit në Shijak, një nga zonat më të ndjeshme në qarkun e Durrësit, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë prej rreth 2 mijë votash ndaj Partisë Demokratike.

Sipas të dhënave zyrtare, PS ka marrë 7118 vota, ndërsa PD është ndalur në 5266, duke konfirmuar dominimin e mazhorancës edhe në këtë njësi zgjedhore.

Menjëherë pas përfundimit të numërimit të votës së fundit, përfaqësuesit dhe mbështetësit e PS-së kanë shpërthyer në festë, duke e konsideruar rezultatin si një konfirmim të mbështetjes popullore në terren, pavarësisht sfidave kombëtare.

19:46 PD përmbys rezultatin në Lezhë

Përmbyset rezultati në Lezhë. PS ka udhëherqur deri tani, por PD ka kalur në avantazh me 15.203 vota, kundrejt 15.109 që ka PS. Aktualisht janë numëruar 132 nga 245 kuti në total. Momentalisht PD ka siguruar 4 mandate dhe PS 3, por loja është e hapur. PS zbret në rang vendi në 82 mandate dhe PD shkon në 52 mandate. 

19.36- Numërohen 50 për qind e votave në Tiranë, PS ‘blindon’ mandatin e 19, PD në ‘luftë’ me partinë e Shehajt

Në qarkun më të madh dhe më vendimtar të vendit, Tiranën, janë numëruar 650 qendra votimi nga 1282 gjithsej, ose rreth 50.7% e totalit, ndërsa nga 42384 zarfe të votave të diasporës, janë numëruar vetëm 2946 – një përqindje simbolike që lë ende shumë pasiguri.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste po dominon garën në këtë qark me 29 mijë vota më shumë se opozita, duke siguruar 19 mandate dhe duke e "blinduar" Tiranën përballë një opozite të përçarë dhe të paqartë në strategji.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë arritur të sigurojnë 14 mandate, me një total prej 75 mijë votash, por janë në rrezik të humbasin një prej tyre. Sipas KQZ-së, Partisë Mundësia i duhen vetëm 145 vota për të marrë mandatin e 15-të nga PD, çka do të ishte një goditje politike dhe simbolike për opozitën.

19.06- Përfundon numërimi në Belsh dhe Përrenjas, PS-ja kryeson bindshëm!

Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Belshit në qarkun e Elbasanit. Rezultati që vjen nga kutitë e votimit është 4662 vota në favor të PS, 2722 vota në favor të PD. Ndërkohë forcë e tretë rankohet Nisma Shqipëria Bëhet me 254 vota, e pasuar nga Partia Koalicioni Euroatlantik me 215 vota. Gjithashtu votimi ka përfunduar edhe në Përrenjas ku kryeson Partia socialiste me 6491 vota, ndërsa PD me 2378.

18.30- Numërohen 55.5% e kutive të votimit në vend

Deri në orën 17:45 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2902 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh. Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 51 mandate, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

17.40- Përfundon numërimi në Vaun e Dejës, fitore e thellë për PSD-në

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti dhe çdo gjë është vendosur.  Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5951 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 4698.

Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2482 vota. Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.

17.30- Numërohen 254/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 25 mijë vota

Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 254 nga 587 kuti votimi që janë gjithsej. Socialistët kryesojnë në këto kuti me 25.694 vota më shumë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike. E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate.

17.25 Numërohen 344/508 kuti në Elbasan, PS forcon mandatin e 10-të

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 344 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë prej rreth 28 mijë votash. E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.

16.28- Numërohen gjysma e kutive të votimit, PS thellon diferencën

Janë numëruar 2627 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 361,344 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 232,676 vota për momentin, ose 34.0%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 26,625 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 23,604 vota.

14:27- Rezultatet për orën 14:00/ Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS 'mban fronin' me 83 mandate 

Deri në orën 14:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2307 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

14:17- Numërohen 2116 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD

PS kryeson me 315,118 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 204,109 vota për momentin, ose 34.1%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 23,684 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 20,293 vota.

13:45- Numërohen 42.56% e kutive të votimit, PS shkon në 83 mandate

Socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 50  mandate.

13:11- Përfundon numërimi në Poliçan, PS fiton me diferencë të madhe votash ndaj PD

Përfundon procesi i numërimit të votave në KZAZ 90 në Delvinë.

Pas numërimit të 22 kutive, PS ka dalë forcë e parë me 2545 vota, e ndjekur nga PD me 1152 vota. Ndërsa në vend të tretë renditet PSD me 273 vota.

 

13:08- Përfundon numërimi në Poliçan, PS fiton me diferencë të madhe votash ndaj PD

Ka përfunduar procesi i numërimit të Poliçan, në qarkun e Beratit.

PS renditet forcë e parë me 3127 vota, ndjekur nga PD me 981 vota.

Në vendin e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 372 vota dhe në vend të katërt Partia Mundësia me 75 vota.

12:20 Numërohen 39.2% e kutive të votimit , PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate

Deri në orën 12:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2049 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

12:00- Rezultatet e numërimit në Vorë, Myslim Murrizi më i preferuari i PD

Në Bashkinë e Vorës, u publikuan rezultatet e numërimit elektronik. Myslim Murrizi rezulton më i votuari për Partinë Demokratike.

11:55- Tabaku dhe Alimehmeti të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10

Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar në masë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sa i përket kampit të djathtë, më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka marrë 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota.

11:40- PS kryeson me 19 mandate; Shehaj në garë për t’i marrë deputetin Berishës 

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 339 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 64,240 vota ose 48.7%.

Deri tani PS, ka grumbulluar 64,240 vota, PD 45,996, Mundësia 6,268 vota, PSD 4,537 vota, Lëvizja Bashkë 3,503 vota, Shqipëria Bëhet 3,896 vota.

PS siguron 19 mandate, PD 14, Partia Mundësia siguroi 1 mandat, PSD 1 mandat, Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

11:40- KQZ publikon rezultatet e numërimit elektronik në Vorë 

S ka dalë bindshëm forcë e parë duke siguruar 8082 vota, gati 4 mijë më shumë se PD PD ka marrë 4803 vota, që përkthehen në 33% të rezultatit të përgjithshëm. 

10: 50 Numërimi në Vlorë, Lapaj në lojë për t'i marrë një mandat Ramës

Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 177 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej.Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar me 10 mijë vota më shumë.

Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, të cilit i duhen rreth 400 vota për të marrë një mandat dhe atë ia merr Partisë Socialiste.

10:45- Përfundon numërimi i votave në Bashkinë Has, PD fiton me 52.57% 

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për partitë në Bashkinë e Hasit në 28 qendra votimi. 

Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka kryesuar me një rezultat prej 3547 votash. Partia Socialisite në këtë bashki është forcë e dytë politike me rezultatin 2231 vota.

Forcë e tretë politike është Partia Socialdemokrate me 841 vota.

10:49- Mbyllet procesi i numërimit në Tepelenë, PS fiton bindshëm

Partia Socialiste ka fituar thellë, e cila ka marrë 3.214 vota ose 68.15% të totalit. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1.003 vota (21.27%).

10: 30 Numërimi në Shkodër, Doshi në 'luftë' për t’i marrë mandatin e 3 Berishës 

Në Shkodër janë numëruar 165 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 2300 votash ndaj PS-së.

E përkthyer në mandate, deri tani demokratët kanë të sigurt pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.

Ndonëse është shumë i vështirë për t’u ndryshuar ky projeksion, PSD-së së Tom Doshit do t’i duheshin 2184 vota për t’i marrë një mandat tjetër Partisë Demokratike.

10:12- Celibashi kujtohet të nxjerrë rezultatin për Vorën, PS fiton bindshëm; ja si u nda vota mes kandidatëve 

PS mori fitoren në bashkinë e Vorës, me 8010 vota. Më i votuari kandidati i PS, me 4794 vota. Por, KQZ ende nuk e ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Vorë, ndërsa shifrat kanë rrjedhur në media.

10:00 Thellohet diferenca mes PS dhe PD, garë e fortë për vendin e tretë 

PS kryeson me 214,969 vota ose 52.8%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 139,532 vota për momentin, ose 34.3%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 15,047 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 14,076 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 10,671 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 5,081 të tilla.

09:54- Vijon numërimi i votave të diasporës, PS dhe PD me një diferencë të ngushtë

Paralelisht me numërimin e votave të qarqeve, po numërohen edhe votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri më tani kryeson PD-ASHM me 726 vota, 43.95%. Por me PS ka një rezultat të ngushtë pasi kjo e fundit ka marrë deri më tani 705 vota, 42, 68%.

09:40 - Numërimi deri në orën 9:00, si ndahen mandatet në secilin qark për partitë

Deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1477 kuti nga 5225 në total. PS ka arritur të marrë më shumë deputet në 10 qarqe të vendit, vetëm në Shkodër dhe në Kukës, PD-ja është në avantazh.

09:15- PS kryeson me mbi 11 mijë vota, si renditen partitë e reja

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 264 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 42,060 vota ose 47.8%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 30,744 vota, që përbëjnë 35.0%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 4,381 vota, që përfaqësojnë 5.0 % të totalit të votave.

09:00- Numërohen 28% e votave në rang vendi, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 53% të votave dhe parashikohet të sigurojë 83 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike renditet e dyta me 34% të votave, duke marrë deri tani 51 mandate. Edhe pse në nivel kombëtar PD rezulton ndjeshëm më pas, ajo vijon të ruajë bastionet e saj tradicionale në veri të vendit; Shkodrën dhe Kukësin, dy qarqet e vetme që aktualisht paraqiten blu në hartën zgjedhore.

08:10- Numërohen 264 kuti në Tiranë, PS kryeson me 47.8 përqind

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 264 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 38,454 vota ose 47.8%. 

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 28,233 vota, që përbëjnë 35.1%.

8:00 Shqipëria shkon drejt supermaxhorancës socialiste, PD e dyta

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 186384 vota, që përfaqësojnë 52.75% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 121243 vota, ose 34.31%.

7:50 Procesi i numërimit për votën e diasporës është ndërprerë

Që nga ora 05:30 është pezulluar procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik, kjo pasi numëruesit kishin nevojë të pushonin.Mësohet se procesi pritet të nisë në orën 10:30.
Ndërkohë vota elektronike pritet të bëhet publike dhe të hidhet në faqen e KQZ pas rreth 1 orë e 30 minutash, pra rreth orës 08:30.

Zarfet e Greqisë janë lënë veç dhe do të numërohen veç, gjë që është ankimuar nga PS.

07:40- PS kryeson edhe në Korçë me afro 8 mijë vota ndaj PD 

Deri tani në qarkun Korçë janë numëruar 146 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 19934 vota, ndërsa PD ka siguruar 12286 vota.

7:35- PS kryeson me mbi 8 mijë vota ndaj PD në Elbasan

Nga 508 kuti, janë hapur 103. PS ka mbledhur 16207 vota, duke kryesuar. PD ka mbledhur 7774 vota.

07:30 Numërohen 86 nga 405 qendra votimi në Shkodër, kryeson PD

Si rezultat, PD ka marrë 9586 vota, PS 8261 vota. PSD ka marrë 4401 vota.

7:20 Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, e para renditet Partinë Socialiste, që duket se do të marrë 19 mandate në kryeqytet.Deri tani, sipas të dhënave zyrtare, janë numëruar 246 nga 1282 kuti. Pas PS, ndjek Partia Demokratike me koalicionin e saj, me 14 mandate, ndërsa nga një mandat parashikohet të marrin Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Ora 7:00- Deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1273 kuti nga 5225 në total.

Ndërkohë, edhe pse mund të ketë ndryshime të shumta, duke qenë se ka edhe shumë kuti për t’u hapur, PS-ja mund të marrë deri në 83 mandate nëse do të vazhdojmë të kemi këtë trend, Partia Demokratike 51 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat, PSD 3 mandate, Mundësia 1 mandat dhe Bashkë 1 mandat. 

Përditësimi ora 6:00

Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 164,371 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 195,945 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 11,741 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 10,790 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,082 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 3,809 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 105,945 vota

Lëvizja Bashkë 3,809 vota
Lëvizja Atdheu 391 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik 3,351 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë 164,371 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 10,790 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 582 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 219 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1,040 vota

Partia Mundësia 8,082 vota

Partia Socialdemokrate 11,741 vota

LIVE/ Numërimi i votave në rang vendi, rezultatet hap pas hapi në

numërimi në rang vendi ps kryeson

Lini një Përgjigje