TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 11:39

Rezultatet në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate; Shehaj në garë për t’i marrë deputetin Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Rezultatet në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate; Shehaj në

PS kryeson me 19 mandate; Shehaj në garë për t’i marrë deputetin Berishës

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 339 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 64,240 vota ose 48.7%.

Deri tani PS, ka grumbulluar 64,240 vota, PD 45,996, Mundësia 6,268 vota, PSD 4,537 vota, Lëvizja Bashkë 3,503 vota, Shqipëria Bëhet 3,896 vota.

PS siguron 19 mandate, PD 14, Partia Mundësia siguroi 1 mandat, PSD 1 mandat, Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Nga përllogaritja e votave, rezulton se mandati i 14-të që PD-ja ka aktualisht, është shumë i dobët për t’u mbajtur. Kjo për shkak se Partia Mundësia nëse merr 44 vota më shumë, i merr një mandat PD-së duke e zbritur atë në 12 mandate.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 64,240 vota – 48.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 45,996 vota – 34.9%

Partia Mundësia – 6,268 vota – 4.8%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 4,537 vota – 3.4%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 3,896 vota – 3.0%

Lëvizja Bashkë – 3,503 vota – 2.7%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 2,104 vota – 1.6%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 646 vota – 0.5%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 333 vota – 0.3%

Lëvizja Atdheu (LA) – 236 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 163 vota – 0.1%

Lini një Përgjigje